Java 11: Istogu - Vushtrria

Please update your Flash Player to view content.

Java 11: Istogu - Vushtrria

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 11-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja Istogu - Vushtrria, zhvillohet të shtunën (24.10.2015) në stadiumin ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë, duke filluar nga ora 14:00.

Istogu po kalon në një krizë të madhe të rezultateve, pas javës së 10-të renditet e fundit në tabelë me vetëm 5 pikë të tubuara.

Andaj ndeshja e së shtunës përballë Vushtrrisë, është tepër e rëndësishme dhe thuajse delikate për ekipin e Istogut. Këtë ndeshje futbollistët e Istogut duhet që gjithsesi ta fitojnë, nëse mendojnë sado pak të largohen nga vendi i fundit në tabelë.

Futbollistët e Istogut i pret një punë mjaft e vështirë të shtunën, pasi që përballen me një skuadër shumë të papërshtatshme siq është skuadra e Vushtrrisë.

Për Istogun q'do rezultat tjetër përveq fitores, është i papranueshëm, Istogu ka nevojë për pikë si kurrë më parë.

Vushtrria aktualisht renditet e 8-ta në tabelë,  me 12 pikë të tubuara.

 

Gjyqtarët e ndeshjes:

Besfort Kosumi, Jakup Musolli, Bekim Rama, Artan Tahiri

 

Ndeshjet direkte:

Istogu - Kosova (V)  2-0

Istogu - Kosova (V)  1-2

Kosova (V) - Istogu  5-0

Istogu - Kosova (V)  0-0

Kosova (V) - Istogu  0-0

Istogu - Kosova (V)  1-0

Kosova (V) - Istogu  3-2

Kosova (V) - Istogu  3-1

Istogu - Kosova (V)  2-1