Besa - Istogu 1-0 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

Besa - Istogu 1-0 (1-0)

Besa - Istogu 1-0

1-0 '32 Rexha (ass. Qorraj)

 

Stadiumi ''Shahin Haxhiislami'' - Pejë

Shikues rreth 1 000

 

Gjyqtarët e ndeshjes:Hajriz Hajdari, Bujar Selimaj, Florim Jakupi, Mentor Baliu

Karton të verdhë: Florent Papuqi (Be) - Kushtrim Gashi, Besnik Morina, Kadri Kastrati, Dugagjin Gashi, Drilon Shabanaj (Is)

 

Gjuajtjet: 14 - 7

Gjuajtjet në portë: 9 - 3

Kornerët: 3 - 2

Pozita jashtë loje: 2 - 5

 

Besa: Valmir Bytyqi, Përparim Osmani, Fisnik Papuqi, Florent Papuqi, Leutrim Bekteshi, Diar Miftaraj, Fetim Kasapi (Donart Sheqerolli), Florent Qorraj, Mark Milicaj ( Qendrim Dautaj), Kastriot Rexha, Fatih Karahoda (Yll Prekopuca)

Trajner: Arbnor Morina

 

Istogu: Valmir Hajrizaj, Besnik Morina, Landrit Rama (Kadri Kastrati), Adnan Maxharraj, Drilon Shabanaj, Dugagjin Gashi, Kushtrim Gashi, Agron Bruqi ( Selim Bajramaj), Fatlum Gashi, Mensur Duraku, Egzon Gashi (Edon Mavraj)

Trajner: Genc Hoxha

Besa me plotë meritë e mposhti Istogun me rezultat minimal 1-0, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të javës së 10-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

Ndeshja ishte shumë korrekte nga të dyja palët, vendasit patën më shumë nga loja, krijuan raste të qindëpërqinta por ishte portieri i Istogut Hajrizaj që ishte në formën më të mirë dhe pati paraqitja të shkëlqyeshme, duke intervenuar me sukses në shumë raste.

Përderisa pjesa e parë ishte më e barabartë, në pjesën e dytë vendasit dominuan plotësisht në fushë.

Raporti:

'14 Rasti i parë në ndeshje ishte për Istogun, sulmuesi Egzon Gashi futet në zonën e rreptësisë godet fuqishëm por intervenon portieri Bytyqi duke e larguar topin nga porta e tij.

15' Rexha i vendasve gjendet në pozitë të mirë për të goditur, por goditja e tij ishte tepër e dobët dhe topi përfundon në duart e portierit Hajrizaj.

18' Kushtrim Gashi provon të shënoj nga 20 metra, por gjuajtja e tij shkon shumë pranë portës së Bytyqit.

20' Milicaj nga rreth 20 metra godet por topin shkon mbi portë.

'32 Floren Qorraj depërton nga krahu i majtë kroson për Kastriot Rexhën i cili me kokë shënon dhe kalon Besën në epërsi, Besa - Istogu 1-0.

'40 Rexha godet nga afërsia por topi shkon mbi portën e Hajrizajt.

 

'47 Kasapi godet nga vija e zonës por për mrekulli intervenon portieri Hajrizajdhe topin shkonë në këndore.

'61 Selim Bajramaj depërton nga krahu pason për Egzon Gashin, por gjuajta e tij ishte shumë e dobët dhe topi përfundon në duart e Bytyqit.

'68 Pas një kundësulmi Milicaj del i vetëm përballë portieri Hajrizaj, por goditja e Milicajt përfundoi skajë shtyllës së portës.

'75 Mensur Durak depërton nga krahu futet në zonën e rreptësisë dhe godet fuqishëm por goditja e tij shkoi për disa centimetra mbi portën e Bytyqit.

'81 Karahoda del përballë portierit Hajrizaj, dhe në tentim që të pasojë topin tek Rexha ishte portieri Hajrizaj që intervenoi me zgjuarësi duke e larguar rrezikun para portës së tij.

'88 Rexha dështon të shënoj nga afërsia.