Java 10: Besa - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java 10: Besa - Istogu

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 10-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i rrathshit të Dukagjinit zhvillohet të dielën në Pejë, Besa - Istogu do të përballen në stadiumin ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë, duke filluar nga ora 14:00.

 

Ndeshja Besa - Istogu gjithmonë ka pasur interesim të madh nga shikuesit, pasi kjo përballje njihet edhe si Derbi lokalë, pasi përballen dy klube që vijnë nga dy qytete që janë të afërta.

 

Besa nuk është duke kaluar në formë të mirë, pasi që për momentin renditet e 8-ta në tabelë me 11 pikë të tubuara.

Në anën tjetër Istogu deri më tani ka dëshpëruar me rezultate, pasi që për momentin renditet e fundit në tabelë me 5 pikë të tubuara.

Ndeshjen kundër Besës, futbollistët e Istogut e shohin si një ndeshje që me rezultat pozitiv do të ndryshonte shumë në vazhdimin e kampionatit, pra cilësohet si një ndeshje që mund të jetë ndeshja e kthesës së madhe të istogasve.

 

Gjyqtarët e ndeshjes:

(Hajriz Hajdari, Bujar Selimaj, Florim Jakupi, Mentor Baliu)

 

Përballjet direkte:

Besa - Istogu 1-0 (Superligë)

Besa - Istogu 2-1 (Superligë)

Istogu - Besa 1-2 (Superligë)

Istogu - Besa 2-1 (Kupë)

Besa - Istogu 2-1 (Superligë)

Istogu - Besa 1-0 (Superligë)