Kupa e Kosovës: Istogu - 2 Korriku 2-0 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

Kupa e Kosovës: Istogu - 2 Korriku 2-0 (1-0)

Istogu - 2 Korriku 2-0 (1-0)

1-0  '17 Bruqi (ass. Bajramaj)

2-0  '71 Bajramaj (ass. K.Gashi)

 

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Kreshnik Vula, Besnik Batalli, Benon Këpuska

Karton të verdhë: Kushtrim Gashi (Is) - Arbnor Shala, Diar Prokshi ( 2 Ko)

 

Gjuajtjet: 9-4

Gjuajtjet në portë: 5-1

Kornerët: 4-3

Pozita jashtë loje: 3-3

 

Istogu: Valmir Hajrizaj, Kadri Kastrati, Ragip Mazrekaj, Ardian Dervishaj, Drilon Shabanaj ( Besnik Morina ), Kushtrim Gashi, Dugagjin Gashi ( Mensur Duraku ). Agron Bruqi, Fatlum Gashi, Selim Bajramaj ( Besmir Fetahu ), Edon Mavraj

Trajner: Genc Hoxha

 

2 Korriku: Donat Kaqiu, Agron Beqiri, Asdren Datota, Arbnor Shala ( Diar Prokshi ), Albert Stublla, Zenel Janovaliu, AndiOruqi, Kastriot Simoni, Gentrit Humolli, Euron Hoti ( Burim Fejzullahu), Valgjin Bllaca ( Flamur Bajrami )

Trajner: Armend Simnica

Istogu me plotë meritë e mposhti 2 Korrikun me rezultat 2-0, duke e eleminuar nga garat e Kupës së Kosovës skuadrën nga Prishtina.  Me këtë fitore Istogu tashmë kaloi në rrethin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës.

Istogu në këtë ndeshje i pushoi disa lojtarë të formacionit të parë.

 

Gjatë tërë ndeshjes futbollistët e Istogut ishin shumë më të mirë së prishtinasit, ishin dominues me lojë dhe me raste të krijuara.

Raporti:

2' Bllaca i mysafirëve godet nga afërsia por topi shkon mbi portën e Hajrizajt

16' Sulmuesi i ri i Istogut, Edon Mavraj depërton nga krahu futet në zonën e rreptësisë godet por goditjen e tij e priti mjaft mirë portieri Kaqiu

 

17' Selim Bajramaj depërton nga krahu i djathtë pason për mrekulli për Agron Bruqi, i cili e ndalë topin dhe godet saktë nga afërsia për ta kaluar Istogun në epërsi, Istogu - 2 Korriku 1-0

30' Edon Mavraj tenton të shënojë me kokë por goditja e tij përfundon mbi portën e Kaqiut

35' Dugagjin Gashi godet fuqishëm nga rreth 25 metra por intervenon me sukses portieri mysafirë Kaqiu

 

55' Mensur Duraku kroson nga krahu i majtë në shtyllën e dytë gjindet Ardian Dervishaj që nga afërsia gjuanë mbi portë

67' Bllaca nga krahu i djathtë nga 20 metra godet por topi shkon shumë pranë portës së Hajrizajt

 

71' Aksion i mrekullushëm i ndërtuar nga futbollistët e Istogut që solli edhe golin e dytë, së pari një bashkëveprim i  mirë ndërmjet Mensur Durakut dhe Kushtrim Gashit, më pas Kushtrim Gashi futet në zonën e rreptësisë pason për mrekulli për Selim Bajramaj i cili godet me të parë, fortë dhe saktë për ta dyfishuar epërsinë e Istogut, Istogu - 2 Korriku 2-0 .

90' Besnik Morina godet me kokë nga afërsia por topi përfundon mbi portën e Kaqiut .