Istogu - Llapi 0-1 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Llapi 0-1 (0-0)

Istogu - Llapi 0-1

0-1 '78 Edon Zeqiri

 

Istogu: Valmir Hajrizaj, Besnik Morina, Adnan Maxharraj ( Ilir Syla ), Drilon Shabanaj, Landrit Rama ( Kadri Kastrati ), Dugagjin Gashi, Kushtrim Gashi, Mensur Duraku, Agron Bruqi ( Selim Bajramaj), Fatlum Gashi, Egzon Gashi.

 

Trajner: Genc Hoxha

Istogu asesi nuk po mund të këndellet pasi që edhe këtë javë pësoi humbje, këtë javë u mposhtë si vendas nga Llapi me rezultat minimal 0-1.

 

Edhe pse futbollistët e Istogut ishin më të mirë se ata të Llapit, patën kontrollën e lojës në shumicën e kohë, krijuan shumë raste për shënim, por mos konkretizimi i rasteve të shumta i kushtoi shumë Istogut, pasi që në minutën e 78' pas një kundërsulmi të Llapit pësojn golin e humbjes.

Raporti:

15' Rastin e parë në ndeshje e pati Kushtrim Gashi kur godet nga afërsia por topi shkon për disa centimetra jashtë portës.

19' Agron Bruqi nga një pozitë ballore godet por topi përfundon mbi portë e Ademit.

37' Fatlum Gashi godet nga 20 metra por edhe kësaj radhe topi shkon shumë pranë portës.

42' Rastin më të mirë për Istogun e lëshoi Landrit Rama kur nga afërsia godet me kokë por topi shkon drejt e në shtyllën e portierit Ademi.

 

'62 Agron Bruqi në pozitë të mirë në zonën e rreptësisë por nuk e ndalon topin si duhet dhe rasti humbet.

 

'78 Një kundërsulm i ndërtuar mjaft mirë nga futbollistët e Llapit, topi shkon për Edon Zeqirin i cili i vetëm përballë portierit Hajrizaj arrijnë që më lehtësi të shënon, Istogu - Llapi 0-1.

'88 Sulmuesi i Llapit Arbër Sylejmani depërton nga krahu godet por intervenon e sukses Hajrizaj

 

90'+6' Pasi kaluan edhe 6 minutat e lojës shtesë gjyqtari Burim Jahmurataj jep shenjë për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Llapi 0-1.