Java 9: Istogu - Llapi

Please update your Flash Player to view content.

Java 9: Istogu - Llapi

Të shtunën, në stadiumin ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë, me fillim nga ora 15:00, zhvillohet ndeshja e javës së 9-të në Superligën e Kosovës, Istogu - Llapi.

Kjo ndeshje do të jetë hera e parë që takohen Istogu dhe Llapi në kuadër të Superligës së Kosovës. Më herët Istogu dhe Llapi u përballen vetëm në Ligën e Parë.

Istogu në ndeshjen e fundit pësoi humbje nga Hajvalia me rezultat 1-0, aktualisht renditet në pozitën e fundit me 5 pikë të tubuara.

Në anën tjetër Llapi në ndeshjen e fundi shënoi fitore përballë Ferronikelit me rezultat 1-0, aktualisht renditet në pozitën e 7-të me 11 pikë të tubuara.

 

Istogu si kurrë më parë ka nevojë për përkrahje, andaj ftoheni që të shtunën masovikisht të jeni prezentë në stadium, ti përkrahim djelmoshat tanë drejt një fitoreje të madhe. Istogu nuk e meriton pozitën në të cilën gjendet momentalisht, shumë shpejt klubi jonë do ti kthehet rezultateve pozitive dhe do të largohet nga fundi i tabelës.

 

Përballjet direkte:

Llapi - Istogu 4-0 ( Liga 1 )

Istogu - Llapi 0-0 (kupë, 4-3 pas penalltive)

Istogu - Llapi 2-2 ( Liga 1 )

Istogu - Llapi 2-3 ( Liga 1 )

Llapi - Istogu 1-2 ( Liga 1 )

Istogu - Llapi 1-0 ( Liga 1 )

Llapi - Istogu  3-2 ( Liga 1 )

Llapi – Istogu 2-0  ( Liga 1 )

Istogu – Llapi 0-0 ( Liga 1 )

Istogu – Llapi 1-0 ( Liga 1 )

Llapi – Istogu 1-0 ( Liga 1 )