Java e 8-të: Hajvalia - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java e 8-të: Hajvalia - Istogu

Nesër dhe masnesër zhvillohen ndeshjet e javës së 8-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Hajvalia - Istogu zhvillohet nesër ( e mërkurë ) në stadiumin në Kishnicë, me fillim nga ora 15:00.

Hajvalia është duke kaluar në formë të mirë pasi që në dy ndeshjet e fundit shënoi fitore, për momentin renditet në pozitën e 6-të me 9 pikë të tubuara.

Ndërsa Istogu asesi spo mund të këndellet, dhe pas javës së 7-të renditet në pozitën e fundit në tabelë me 5 pikë të tubuara.

Hajvalia kërkon vetëm fitore përballë Istogut, kurse Istogu do të tentojë me të gjitha forcat që së paku të kthehet i pamposhtur nga Kishnica.

 

Gjyqtarët e ndeshjes:

(Besfort Kosumi, Erduan Baliqi, Bekim Rama, Bajram Gashi)

 

Në stinorin e kaluar Istogu ishte shumë më e mirë se Hajvalia në përballjet direkte, në tri ndeshjet e zhvilluara, Istogu shënoi 2 fitore, dhe një ndeshje përfundoi me barazim.

Ndeshjet direkte:

Istogu - Hajvalia 0-0 ( Superligë )

Istogu - Hajvalia 2-1 ( Superligë )

Hajvalia - Istogu 2-3 ( Superligë )

Istogu - Hajvalia 1-1 ( Liga 1 )

Hajvalia - Istogu 1-0 ( Liga 1 )