Feronikeli - Istogu 3-1 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

Feronikeli - Istogu 3-1 (1-0)

Feronikeli - Istogu 3-1 (1-0)

1-0 '21 Qemail Elshani (pen.)

1-1 '63 Argjend Bardhi (autogol)

2-1 '84 Mentor Zhdrella (pen.)

3-1 '88 Mevlan Zeka

 

FERONIKELI: Neziri, Doshlaku, Gërbeshi, Lladrovci, Shala, Bardhi, Zhdrella, Peci, Bardhi, Zeka, Livoreka. Trajner: Gani Sejdiu.

 

ISTOGU: Hajrizaj, Rama, Morina, Shabanaj, Syla, D. Gashi, K. Gashi, Duraku, F. Gashi, Bruqi, E. Gashi. Trajner: Genc Hoxha.

 

Istogu është dorëzuar në minutat e fundit përballë kampionit Feronikelit, ku në 5 minutat e fundit pësoi dy gola për tu mposhtur me rezultat 3-1. Feronikeli ishte skuadër më e mirë se Istogu dhe në fund me plotë meritë arkëtoi pikët e plota nga kjo ndeshje.

 

Raporti:

14′ Rrezikon Istogu. Mesfushori Dugagjin Gashi, e gjen nga mesi i fushës, sulmuesin Egzon Gashi, i cili futet në zonë por portieri Flamur Neziri del me kohë për ta zotëruar topin.

 

Penallti: 20′ Sulmuesi i Feronikelit, Mevalz Zeka futet në zonë, derisa mbrojtësi i Istogut, Ilir Syla luan me dorë teksa gjyqtari Bajram Gashi akordon penallti.

 

GOL: 21′ Mesfushori Qemail Elshani e merr përsipër goditjen e penalltisë dhe nuk gabon. Feronikeli – Istogu (1:0).

 

25′ Istogu tenton ta barazojë rezultatin derisa Dugagjin Gashi, e lëshon një goditje të fortë nga  distanca, por portieri Flamur Neziri e grushton topin.

 

28′ Mesfushori i Feronikelit, Argjend Bardhi, harkon në zonë, megjithatë një nga sulmuesit vendas nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.

 

GOL: 63′ Barazon Istogu. Fatlum Gashi harkon në zonë, Argjend Bardhi shënon autogol me kokë. Feronikeli - Istogu (1-1).

 

77′ Feronikeli lëshon mundësi të mirë. Lulzim Doshlaku harkon nga e majta, derisa Drilon Shabanaj i Istogut, për pak sa nuk e dërgoi topin në portën  e tij të mbrojtur nga Valmir Hajzeraj.

 

Penallti: 83′ Feronikeli fiton penallti. Mentor Zhdrella futet në zonë pengohet nga Drilon Shabanaj, derisa gjyqtari akordon penallti.

 

GOL: 84′ Feronikeli kalon në epërsi nga penalltia, realizon Mentor Zhdrella, 2-1

 

 

GOL: 88′ Aksion i mrekullueshëm i Feronikelit nën ‘regjinë’ e Mentor Zhdrellës. Ky i fundit para 16-metërshit, shërben Mevlan Zekën, i cili nga afërsia e dërgon topin në rrjetë. Feronikeli – Istogu (3:1).