Java VII: Ferronikeli - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java VII: Ferronikeli - Istogu

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 7-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Ndeshja Ferronikeli - Istogu zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Rexhep Rexhepi'' në Drenas, duke filluar nga ora 14:00, dhe transmetohet direkt në Super Sport Kosova.

Kampioni në fuqi Ferronikeli në dy ndeshjet e fundit pësoi humbje, dhe kështu pas 6 ndeshjeve të zhvilluara ka tubuar 12 pikë, duke u renditur në pozitën e 3-të.

Në anën tjetër Istogu në dy ndeshjet e fundit nuk di për humbje, ka një barazim dhe një fitore. Pas 6 ndeshjeve të zhvilluara Istogu renditet në pozitën e 14-të me 5 pikë të tubuara.

 

Të shtunën nga ora 14:00, në stadiumin ''Rexhep Rexhepi'' pritet të zhvillohet në ndeshje mjaft e fortë dhe interesante, ndërkaq ju shikues këtë ndeshje mund ta shikoni direkt në Super Sport Kosova.

 

Ndeshjet direkte:

Ferronikeli - Istogu 2-1 ( Superligë )

Ferronikeli - Istogu 3-1 ( Superligë )

Istogu - Ferronikeli 0-1 ( Superligë)

Istogu - Ferronikeli 0-0  (kupë  3-4)

Ferronikeli - Istogu 2-2  ( Liga 1 )

Istogu - Ferronikeli 3-1  ( Liga 1 )

Ferronikeli - Istogu 1-0  ( Liga 1 )

Istogu - Ferronikeli 4-0  ( Liga 1 )

Istogu - Ferronikeli 2-0  ( Liga 1 )

Ferronikeli - Istogu 1-0  ( Liga 1 )

Istogu - Ferronikeli 7-1  ( Liga 1 )

Ferronikeli - Istogu 2-4  ( Liga 1 )