Istogu - Gjilani 1-0 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Gjilani 1-0 (0-0)

Istogu - Gjilani 1-0 (0-0)

1-0 '62 Egzon Gashi (ass. Mensur Duraku)

 

Stadiumi ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë

 

Shikues mbi 1000

 

Istogu: Hajrizaj, Morina, Shabanaj, Syla, Rama (Kastrati), D. Gashi, K.Gashi, Bruqi (Bajramaj), F. Gashi, Duraku, E. Gashi (Nuza)

Trajner: Genc Hoxha.

 

Gjilani: Maloku, Hyseni, Kastrati, Maliqi, Shaqiri, Mustafa, Shala, Shabani, Rusi, Gashi, Eminhaziri

Trajner: Sedat Pajaziti.

Istogu e ka shënuar fitoren e parë sezonale, duke e mposhtur Gjilanin 1:0 në sfidën hapëse të xhiros së 6-të të Raiffeisen Superligës. Vendimtar ishte goli i Egzon Gashit, në minutën e 62-të.

Istogu dominoi gjatë gjithë ndeshjes përballë Gjilanit, dhe me plotë meritë në fund arkëtoi pikët e plota nga kjo ndeshje.

 

 

Futbollistët e Istogut treguan lojë shumë të mirë përballë Gjilanit, u angazhuan maksimalisht për të ardhur deri tek fitorja e parë në këtë edicion. Edhe pse në temperatura të larta, tifozët fantastik Gjimmat s'u ndalen për asnjë moment duke përkrahur futbollistët e Istogut drejt kësaj fitoreje. Ndërsa në stadium prezentë ishin edhe tifozët e Gjilanit 'Skifterat' që përkrahen klubin e tyre.

Raporti:

1′ Fillon ndeshja në Pejë me 4 minuta vonesë. Shkak mjetet piroteknike të tifozëve.

15′ Presion i madh i Istogut në minutat e para, por Gjilani mbrohet mirë.

18′ Ylber Kastrati rrezikon seriozisht nga distanca, portieri vendës intervenon mirë.

23′ Egzon Gashi futet në zonën gjilanase por simulon në mënyrë qesharake dhe zverdhet.

26′ Isa Eminhaziri del përballë portierit Hajrizaj por gjuan jashtë.

35′ Provon Fatlum Gashi nga distanca. E majta e tij shkon mbi portë.

41′ Godet Bruqi me kokë por transversalja shpëton Gjilanin. Vendësit kërkojnë penallti.

45′ Mbyllet pjesa e parë në Pejë, rezultati është 0:0.

 

52′ Tjetër rast për Eminhazirin, tentimi i tij bllokohet në fund nga Landrit Rama.

GOL 62′ Mensur Duraku pason për Egzon Gashin, i cili shënon nga afërsia për  1:0.

71′ Karton i kuq për Arbër Shalën e Gjilanit. Kundërshton gjyqtarin pas zvedhjes dhe përjashtohet.

78′ Egzon Gashi i afrohet dyfishimit, por nuk ia del.

90′ Gjilani tenton barazimin, por Istogu i ndal të gjitha aksionet në mesfushë.

90+3′ Hajriz Hajdari mbyllë ndeshjen. Istogu fiton 1:0 dhe shënon fitoren e parë sezonale.