Java VI, e shtunë: Istogu - Gjilani

Please update your Flash Player to view content.

Java VI, e shtunë: Istogu - Gjilani

Java e 6-të në Superligën e Kosovës hapet me ndeshjen ndëmjet Istogut dhe Gjilanit.

Ndeshja: Istogu - Gjilani, zhvillohet të shtunën, në ora 16:00, në stadiumin ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë, tansmetohet direkt në Super Sport Kosova.

Istogu pas barazimit në ndeshjen e fundit si mysafirë i Drenicës 1-1, në këtë ndeshje do të mundohet që të arrijë deri tek fitorja e parë. Istogun të shtunën e pret një punë e vështirë pasi përballet më skuadrën që renditet e 2-ta në tabelë me 12 pikë të tubuara, ka 4 fitore dhe 1 humbje. Por me angazhimin maksimal të futbollistëve në fushë, me përkrahjen e tifozëve Gjimmat në tribuna dhe kthimin e fatit sportiv në anën tonë atëherë të shtunën  futbollistët e Istogut mund të vijnë deri tek fitorja e parë.

 

Akutalisht Istogu renditet e fundit në tabelë me 2 pikë të tubuara, ka 2 barazime dhe 3 humbje.

 

Përballjet e fundit:

Istogu - Gjilani 0-0 ( Liga 1 )

Gjilani - Istogu 1-1 ( Liga 1 )

Gjilani - Istogu 1-0 ( Liga 1 )

Istogu - Gjilani 1-0 ( Liga 1 )

Istogu - Gjilani 2-2 ( Liga 1 )

Gjilani - Istogu 3-0 ( Liga 1 )

Istogu - Gjilani 2-2 ( Superligë )

Gjilani - Istogu 3-0 ( Superligë )