Drenica - Istogu 1-1 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Drenica - Istogu 1-1 (0-0)

Drenica - Istogu 1-1 (0-0)

0-1 '53 Agron Bruqi (ass. Kadri Kastrati)

1-1 '71 Kastriot Mehmeti ( ass. Shkelzen Lushtaku)

 

Stadiumi ''Bajram Aliu'' - Skënderaj

Shikues rreth 1000

 

Gjyqtarët: S.Isufi, A.Latifi, B.Rama, K.Vula

Karton të verdhë: Syla, Dajaku (Dr) - Duraku, Kastrati (Is)

 

Gjuajtjet: 8-9

Gjuajtjet në portë: 3-3

Kornerët: 3-6

Pozita jashtë loje: 2-2

Drenica: Diamant Kadriolli, Shkelzen Lushtaku, Fisnik Lushtaku (Liridon Behrami), Sami Geci, Azem Bejta, Arbios Thaqi, Liridon Syla (Endrit Maloku), Drilon Osmani (Armend Abazi), Hysen Tahiri, Taulant Dajaku, Kastriot Mehmeti

Trajner: Fadil Rama

 

Istogu: Valmir Hajrizaj, Besnik Morina (Ardian Dervishaj), Landrit Rama ( Kadri Kastrati), Ilir Syla, Drilon Shabanaj, Dugagjin Gashi, Kushtrim Gashi, Agron Bruqi ( Selim Bajramaj), Mensur Duraku, Fatlum Gashi, Egzon Gashi

Trajner: Genc Hoxha

Drenica dhe Istogu i kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar sot në Skënderaj, të dyja skuadrat shënuan nga një gol për të arkëtuar në fund nga një pikë. Ndeshja ishte fer dhe korrekte, mikëpritja nga ana e drenicakëve ishte për q'do lavdatë.

 

Më pak fat Istogu në fundin e ndeshjes ka mundur që sot ti rrëmbejë të trija pikët në Skënderaj. Bruqi shënoi në fillimin e pjesës së dytë për të kaluar Istogun në epërsi, ndërsa rezultatin e e barazoi sulmuesi Mehmeti.

Rastin e parë në ndeshje e patën mysafirët, zhvillohej minuta e 10' kur Bruqi nga rreth 12 metra gjuan shumë plogësht, goditja e tij përfundoj jashtë portës. Vendasit tentonin që të shënonin por mbrojtja e Istogut ishte e pakalueshme në pjesën e parë. Të dyja skuadrat u koncetruan më shumë në mesfushë dhe kështu pjesa e parë ishte e plogësht sa i përket krijimit të rasteve për shënim. Pa gola përfundoi pjesa e parë.

Pjesën e dytë mysafirët e filluan furishëm, vetëm dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë D.Gashi godet nga 20 metra por topi shkon shumë pranë shtyllës.

 

Një aksion i mirë i mysafirëve ku Kastrati pason për mrekulli për Bruqin i cili kontrollon mirë topin dhe me një goditje të fortë dhe të saktë nga 20 metra arrinë që ta mposhtë portierin Kadriolli, për ta kaluar Istogun në epërsi 0-1.

Vendasit patën rast të mirë për ta barazuar rezultatin në minutën e '65 kur Dajaku nga 12 metra i vetmuar gjuan mbi portën e Hajrizajt.

 

Zhvillohej minuta e 71' kur Sh. Lushtaku depërton nga krahu i djathtë kroson bukur për tokë dhe topi shkon deri tek Mehmeti qv nga afërsi shënon për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Tre minuta më vonë ishte Maloku i vendasve që depërton nga krahu gjuanë nga 16 metra por topi shkon pranë portës.

Mysafirët nga Istogu rrezikuan në minutën e 78' kur nga 10 metra godet E.Gashi por intervenon portieri Kadriolli.

Një rast i dyshimtë ishte në minutën e 81' kur Duraku ndalet në mënyrë të palejuar mbrenda zonës së rreptësisë por gjyqtari nuk e gjykoi atë si penallti.

 

Përsëri Istogu rrezikon portën e Drenicës, zhvillohej minuta 83' mbrojtja e Drenicës e kthen një top deri tek Duraku i cili nga rreth 15 metra godet jashtë portës. Rastin e fundit në ndeshje e pati S.Bajramaj që depërton nga krahu por pasimit të tij nuk i përgjigjet asnjëri nga lojtarët e Istogut, dhe kështu ndeshja përfundon: Drenica - Istogu 1-1.