Java V: Drenica - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java V: Drenica - Istogu

Gjatë kësaj mesjave zhvillohen ndeshjet e javës së 5-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

Në Skënderaj do të ballafaqohen Drenica dhe Istogu. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në stadiumin ''Bajram Aliu '' në Skënderaj, duke filluar nga ora 16:00.

Drenica pas 4 ndeshjeve të zhvilluara ka tubuar 4 pikë, ka 1 fitore 1 barazim dhe 2 humbje.

Ndërsa Istogu pas 4 ndeshjeve renditet e fundit në tabelë me 1 pikë të tubuar, ka 1 barazim dhe 3 humbje.

 

Pritet të zhvillohet një ndeshje e fortë ndërmjet këtyre dy skuadrave, pasi që ty dyja palët kërkojnë vetëm fitore në këtë sfidë.

 

Përballjet direkte:

Drenica - Istogu 0-0 ( Superligë 2014-2015 )

Istogu - Drenica 0-2 (kupë )

Istogu - Drenica 1-0 ( Superligë 2014-2015 )

Drenica - Istogu 2-3 ( Superligë 2014-2015 )

Drenica - Istogu 1-1 (kupë - pen. 1-3)

Istogu - Drenica 1-0 ( Superligë 2008-2009 )

Drenica - Istogu 2-1 ( Superligë 2008-2009 )

 

Drenica dhe Istogu janë takuar 5 herë në Superligën e Kosovës Istogu ka bilnac më të mirë në këto 5 përballje: Istogu ka tri fitore, një ndeshje përfundoj me barazim, ndërsa Drenica ka vetëm një fitore.

Vetëm në kampionatin e fundit Istogu pati dy fitore dhe një barazim përballë Drenicës.

 

Ndërsa në garat e kupës së Kosovës këto dy skuadra u takuan dy herë, një fitore i takoi Istogut pas penalltive, ndërsa Drenica eleminoi Istogun nga kupa duke e mposhtur me rezultat 0-2.