Istogu - Liria 1-3 (0-1)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Liria 1-3 (0-1)

Istogu - Liria 1-3

0-1 '10 Berbatovci

0-2 '63 Fetahaj

1-2 '80 F.Gashi

1-3 '90+4 Islamaj

 

Stadiumi ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë

Shikues rreth 800

 

Gjyqtarë: Hajriz Hajdari, Erduan Baliqi, Fatmir Abrashi, Isak Ceroviku

 

Karton të verdhë: Syla, F.Gashi (Is) - Bytyqi, Fetahaj, Kryeziu (Li)

 

Gjuajtjet: 6-5

Gjuajtjet në portë: 3-3

Kornerët: 5-4

Pozita jashtë loje: 1-3

 

Istogu: Hoxhaj, K.Gashi, Kastrati (Mazrekaj), Syla, Rama, D.Gashi, Bruqi (Bajramaj), Duraku, F.Gashi, Nuza (Morina), E.Gashi

Trajner : Genc Hoxha

 

Liria:Muhaxhiri, Bytyqi, Ramadani, Gjeraj, Berisha, Rexhaj, Dylazeka, Memaj, Ismaili (Mullallari), Fetahaj, Berbatovci ( Islamaj )

 

Trajner: Behajdin Gjinali

Istogu është mposhtur si vendas nga Liria e Prizrenit me rezultat 1-3. Liria tregoi lojë më të mirë se Istogu, dhe në fund me plotë meritë arriti që ti arkëtoj pikët e plota nga kjo ndeshje.

Istogu asesi të këndellet, dhe loja ndaj Lirisë është për q'do kritikë. Tek Istogu po qalon shumë faza e mbrojtjes dhe faza e sulmit.

 

Rastin e parë në ndeshje e pati Bruqi i Istogut në minutën e 1', kur nga rreth 18 metra godet furishëm por intervenon portieri Muhaxheri

Kur kishin kaluar vetëm 10 minuta nga fillimi i ndeshjes mysafirët kaluan në epërsi, ishte mbrojtësi i djathtë Bytyqi që harkoj për mrekulli për Berbatovcin i cili nga afërsia godet saktë me kokë dhe 0-1 për mysafirët.

 

Në minutën 16' ishte Nuza që nga krahu del i vetëm përballë portierit Muhaxheri, por në fund ngatërrohet me topin dhe e humb këtë rast. Në fundin e pjesës së parë Fetahaj i Liriës ishte shumë afër golit por goditja e tij shkoj shumë pranë portës së Hoxhajt.

Istogu filloi furishëm pjesën e dytë dhe sulmonte parreshtur duke kërkuar golin e barazimit. Derisa Istogu sulmonte me të gjitha forcat Liria u koncetrua më shumë në kundërsulme. Në minutën 63' mbrojtjes së Istogut i dështon gracka për pozitë jashtë loje dhe Fetahaj del i vetëm përballë portierit Hoxhaj, të cilin me lehtësi e kalon dhe shënon për epërsinë e Lirisë 0-2.

Istogu arrinë ta zvogëlojë epërsinë në minutën e 80' kur F.Gashi nga 18 metra godet saktë dhe mposhtë portierin Muhaxheri 1-2.

 

Në minutat shtesë kur e gjithë skuadra e Istogut u vërsul në sulm, futbollistët e Lirisë ndërtuan një kundërsulm, topi shkon tek Islamaj i cili përballë portierit Hoxhaj me gjakëftohësi shënon për reuzultatin përfundimtar të ndeshjes Istogu - Liria 1-3.