Java IV, e shtunë: Istogu - Liria

Please update your Flash Player to view content.

Java IV, e shtunë: Istogu - Liria

Të premten me ndeshjen Hajvalia - Gjilani hapet java e 4-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja Istogu - Liria zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë, duke filluar nga ora 16:00.

 

Istogu pas tri ndeshjeve të zhvilluara ka tubuar vetëm një pikë, dhe ende nuk e ka shijuar fitoren në kampionatin e ri. Fitoren e parë e kërkon ta shijoj pikërisht këtë javë përballë Lirisë së Prizrenit.

Me angazhimin e futbollistëve në fushë dhe më përkrahjen e madhe nga tifozët istogas 'Gjimmat' të shtunën pritet që Istogu të shënojë fitoren e parë në këtë kampionat.

Në dy ndeshjet e fundit kundër Prishtinës dhe Dritës, futbollistët e Istogut treguan lojë shumë të mirë, krijuan raste të shumta për shënim por edhe fati nuk ishte në anën e tyre dhe kështu nuk arritën që të realizonin gol. Në tri ndeshjet e para Istogu nuk ka shënuar ende gol, ndërsa ka pranuar 5 gola.

Në anën tjetër edhe Liria ka tubuar vetëm një pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara, në javën e fundit u mposht në shtëpi nga Ferronikeli me rezultat 2-3. Liria në tri ndeshjet e para ka realizuar 3 gola, ndërsa ka pranuar 7 gola.

 

Përballjet direkte:

Istogu - Liria 1-0 ( Liga 1)

Liria - Istogu 1-0 ( Liga 1 )

Istogu - Liria 1-0 ( kup )

Istogu - Liria 4-0 ( Liga 1 )

Liria - Istogu 4-1 ( Liga 1)