Drita - Istogu 1-0 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Drita - Istogu 1-0 (0-0)

Drita - Istogu 1-0

62' Murati

 

Drita ka arritur që ta mposhtë Istogun me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm për Dritën e shënoi Murati në minutën e 62', që kishte vlerën e tri pikëve.

Istogu zhvilloi një lojë shumë të mirë, krijoi raste të mira shënimi, dhe meritoi së paku një barazim në ndeshjen e sotme, por fati ishte në anën e vendasve, dhe kështu Istogu u deshtë që në fund të pajtohet me humbje.

 

Në pjesën e parë rastin më të mirë për Istogun e pati Morina që goditi me kokë por një mbrojtës i Dritës e largon atë nga porta.

 

Në fillim të pjesës së dytë ishte Bruqi që godet furishëm por intervenon portieri Latifi. Në vazhdimin e ndeshjes tifozët vendas hidhnin gjësende të forta në fushë, në një rast portieri Hajrizaj u godit me gurë, dhe u deshtë që të intervenojë stafi mjekësor i Istogut tek portieri mysafirë.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 62' kur Ar. Limani pason me kokë për mrekulli për Muratin i cili pa vështirësi arrinë që të shënon për rezultatin 1-0.

Rast të mirë për ta barazuar rezultatin pati mbrojtësi Ilir Syla që nga afërsia goditi me kokë por përsëri intervenoj portieri vendas Latifi. E.Gashi tentoi që me një goditje të fortë ta befasoi portieri Latifi, por goditje e tij shkoj shumë pranë portës.

Rastin e fundit në këtë ndeshje e pati sulmuesi E.Gashi që goditi me kokë dhe kur topi po shkonte drejt e në rrjetë portieri vendas Latifi bëri një pritje bravoroze duke e shpëtuar Dritën nga pësimi i golit të barazimit.

 

Në fund pas edhe 5 minutave shtesë, gjyqtari jep sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes: Drita - Istogu 1-0.