Java III: Drita - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java III: Drita - Istogu

Gjatë kësaj fundjave zhvilohen ndeshjet e javës së 3-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

Ndeshja Drita - Istogu, zhvillohet të dielën, në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe fillon në ora 17:00.

 

Drita pas dy ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e fundit në tabelë, me 0 pikë.

Ndërsa Istogu renditet në pozitën e 10-të, me një pikë të tubuar.

Të dielën në Gjilan pritet që të zhvillohet një ndeshje shumë e fortë. Drita e super përforcuar kërkon fitoren e parë në këtë kampionat, kurse në anën tjetër Istogu beson shumë në kualitetin e lojtarëve që ka dhe udhëton për gjahë të plotë në Gjilan.

Në ndeshjen e fundit futbollistët e Istogut treguan lojë shumë të mirë përballë Prishtinës, e që më pak fat kanë mundur ta fitojn krejtë atë ndeshje. Pritet që këtë formë të mirë futbollistët e Istogut do ta vazhdojnë edhe të dielën përballë Dritës.

 

Deri më tani Istogu dhe Drita janë përballur 9 herë. Bilanci është i barabartë ndëmjet këtyre dy skuadrave, pasi që në 9 përballjet e mëhershme, tri ndeshje i fitoi Istogu, tri ndeshje i fitoi Drita, dhe tri ndeshje përfunduan me barazim.

 

Ndeshjet direkte:

Drita - Istogu 2-1(Superligë)

Drita - Istogu 0-0 (Superligë)

Istogu - Drita 1-1 (Superligë)

Drita - Istogu 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 4-2 (Liga I)

Drita - Istogu 1-1 (Liga I)

Drita - Istogu 3-1 (Superligë)

Istogu - Drita 2-0  (Superligë)