Pejë: Istogu - Prishtina 0-0

Please update your Flash Player to view content.

Pejë: Istogu - Prishtina 0-0

Istogu - Prishtina 0-0

 

Stadiumi ''Shahin Haxhiislami'' - Pejë

Shikues: 1000

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Bujar Selimaj (Pe), Ramadan Hyseni (Mt) – Gramos Shala (Pe)

 

KV: K. Kastrati, L. Rama, D. Gashi, K. Gashi (Is)– P. Islami, L. Kukaj, D. Krasniqi, G. Begolli, A. Ismajli (Is)

 

Kornerët: Ist 3-0 Pri

 

Pozita jashtë lojës: Ist 1-1 Pri

 

Gjuajtjet totale: Ist 11-9 Pri

 

Gjuajtjet në portë: Ist – 3-4 Pri

 

Istogu: 1. Valmir Hajrizaj /c/ – 2. Besnik Morina, 5. Ladrit Rama, 6. Ilir Syla, 18. Kadri Kastrati (3. Ragip Mazrekaj – 76’), 6. Ilir Syla, 10. Dugagjin Gashi, 9. Fatlum Gashi, 8. Kushtrim Gashi, 11. Egzon Gashi, 7. Mensur Duraku, 17. Drilon Nuza (19. Agron Bruqi – 46’). Kryetrajner: Genc Hoxha.

 

Prishtina (4-3-2-1): 12. Visar Bekaj – 22. Përparim Islami, 30. Ardian Ismajli, 21. Liridon Kukaj, 5 Akil Makolli – 20. Driton Krasniqi /c/, 24. Qendrim Sejdiu (25. Ardi Basha – 66’), 32. Elhami Berisha (17. Lorik Boshnjaku – 57’) – 10. Gentrit Begolli (27. Durim Gashi – 76’), 9. Shend Kelmendi – 11. Labinot Osmani. Kryetrajner: Ramiz Krasniqi.

Istogu dhe Prishtina i kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Pejë, pas 90 minutave ndeshja përfundoi pa gola 0-0.

Pjesa e parë ishte më monotone dhe të dyja skuadrat shafqën lojë të ngadalshme, dhe nuk ishin shumë kërkuese para portave, më shumë u koncentruan në fazën e mbrojtjes. Ndikim të madh në pjesën e parë patën edhe temperatura e larta.

Në pjesën e dytë Istogu dominoi përballë Prishtinës, krijoi 2-3 raste shumë të volitshme për shënim, por në fund të dyja skuadrat u deshtë të pajtohen me nga një pikë.

 

 

Futbollistët e Istogut u angazhuan maksimalisht përballë Prishtinës, dhe më pak fat kan mudur që fare lehtë të shënojnë edhe fitore. Në stadium ishin prezentë mbi 1000 shikues, Gjimmat s'u ndalen gjatë tërë ndeshjes dhe në temperatura të larta i përkrahen futbollistët e Istogut. Gjithashtu në Pejë kishin udhëtuar edhe rreth 50 tifozë të Prishtinës 'Plisat' . Të dyja tifozeritë krijuan atmosferë përgjatë 90 minutave.

Minutë pas minute:

 

8’ Dugagjin Gashi gjen brenda zonës Egzon Gashin i cili posa lirohet gjuan të fortë, por mbi tra.

 

10’ Elhami Berisha disi e shtynë topin në krah te Kelmendi i cili gjuan fortë, por jashtë.

 

16’ L. Osmani nga e djathta ia vazhdon Berishës në qendër i cili gjuan direkte, por portieri vendas ndal dhe kap topin.

 

21’ Dugagjin Gashi nga nja 30 metra prej gjuajtjes së lirë, pa problem portieri Bekaj.

 

28’ Kelmendi me soloaksion arrin deri para zonës dhe gjuan, por pranë jashtë.

 

30’ Syla vendas pas kornerit kthen topin me kokë, por lehtë për Bekajn.

 

36’ Ardian Ismajli me start në moment të fundit ndal Egzon Gashin, korner, edhe pse vendasit e teprojnë duke kërkuar penallti.

 

40’ Nga ndërprerja, pozitë ballore, L. Osmani gjuan lartë.

 

 

41’ Shend Kelmendi bën gjithçka vetë nga krahu i djathtë i “vdekur”, një tentim krosi i fortë, por qëllon pjesën e epërme të traversës dhe përfundon në fundore.

46’ Sërish D. Gashi vendas nga ndërprerja, sërish i pasaktë, mbi tra.

 

51’ Sërish Dugagjin Gashi nga aksioni, e fortë, topi prek një mbrojtës mysafir dhe rrëmbyeshëm pranë portës në korner.

 

52’ Nga korneri topi dëbohet te Dugagjin Gashi, sërish sprovon gjuajtjen, sërish i pasaktë edhe pse si asnjëherë më pranë kuadratit.

 

60’ Lorik Boshnjaku ia vjedh topin Dugagjin Gashit dhe pason majtë te Labinot Osmani i cili posa lirohet gjuan nga 15-16 metra, e lehtë për portierin dhe kapitenin vendas Ha jrizaj.

 

63’ Boshnjaku si me dorë gjen Gentrit Begollin para zonës, mund të gjuante me të parën me të djathtën, por krijon hapësirë për të majtën dhe gjuan mbi portë. Ishte rasti më i mirë në ndeshje.

 

 

68’ Nga gjuajta e lirë, pozita ballore, provon Begolli, pret portieri e pastaj e kap topin.

69’ Dugagjin Gashi i pandalshëm, me top të lartë gjen Durakun i cili tenton të paraboloj portierin e dalë Bekaj, por lartë.

 

85’ Prishtina e humb topin para zonës së vetë, kurse Dugagjin Gashi gjuan me të parën furishëm, pak mbi trajektore.

 

87’ Egzon Gashi nga ndërprerja, mbi tra, lartë.

 

90’ Portieri Bekaj top të lartë te L. Osmani i cili e kthen më mbrapa te Durim Gashi i cili e vazhdon më në qendër te kapiteni D. Krasniqi i ky e vazhdon krejtësisht në krahun e djathtë në thellësi te Shend Kelmendi i cili posa krijon hapësirë gjuan, por mbi portë. Ishte ky aksion model i bardhekaltërve, por i pakonkretizuar.

 

 

90+2’ Kelmendi nga e djathta me diagonale gjen Durim Gashin në krahun e majtë dhe pa problem kalon dy futbollistë, por nuk ishte i saktë në pasimin e fundit.

Deklaruan:

 

Genc Hoxha, kryetrajner i Istogut: Ishte ndeshje e fortë nga e cila ne më tepër kishim nga loja, e dominuam atë, por nuk arritëm të shënojmë dhe pa shënuar gol nuk fitohen tre pikët. Jam i kënaqur me lojën e shfaqur të ekipit, por jo edhe me rezultatin.

 

 

Ramiz Krasniqi, kryetrajner i Prishtinës: Ka qenë lojë e nivelizuar, ku në pjesën e parë kemi pasur një dominim të lehtë, kurse në të dytën nuk ditën të shfrytëzojmë hapësirën dhe korridoret e krijuara, sepse Istogu sulmonte, ndoshta edhe pa kontroll. Mendoj se ndikoi vetë pesha dhe ngarkesa e lojës, sepse në Pejë erdhëm për fitore. Kërkesën e kam pas normale, por fryti nuk ka qenë çfarë kam kërkuar. Besoj se duhet përmirësuar, kështu nuk shkon më.