Java II, Pejë: KF Istogu - KF Prishtina

Please update your Flash Player to view content.

Java II, Pejë: KF Istogu - KF Prishtina

Ndeshja Istogu - Prishtina zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Shahinhaxhiislami'' në Pejë, me fillim nga ora 17:00.

 

Istogu në ndeshjen e parë si vendas kërkon fitore përballë skuadrës më të madhe kosovare, KF Prishtina.

Në javën e parë të dyja skuadrat pësuan humbje, Istogu u mposht si mysafirë nga Trepca '89 4-0, ndërsa Prishtina u gjunjëzua para shikuesve të saj nga Ferronikeli 0-1. Andaj në këtë ndeshje të dyja skuadrat hyjnë vetëm për fitore, në mënyrë që të këndellen sa më shpejt nga starti i dobët i kampionatit.

 

Edhe pse ndeshja do të zhvillohet në Pejë, Istogu do ta ketë përkrahjen e madhe nga tifozët e vet ''Gjimmat'' dhe nga qytetarët e Istogut. Pritet që drejt Pejës të udhëtojnë numër i madh i tifozëve istogas, dhe ashtu qysh e kanë përkrahur gjithmonë Istogun të njëjtën gjë pritet ta bëjnë edhe të shtunën në Pejë.

 

Istogu në tri përballjet me Prishtinën në stinorin e fundit, ka bilanc negativ, ka arritur vetëm një barazim, ndërsa në dy ndeshje ka pësuar humbje.

 

Përballjet direkte:

Istogu - Prishtina 0-1 (D.Krasniqi)

Istogu - Prishtina 0-0

Prishtina - Istogu 2-1 (Gacaferi a.g, Zhdrella (pen.) - Milicaj pen.)

Istogu - Prishtina 0-1 (Enis Fetahu '90) (Kupë)

Istogu - Prishtina 1-0 (Arton Bajra)

Prishtina - Istogu 0-0