Trepça '89 - Istogu 4-0

Please update your Flash Player to view content.

Trepça '89 - Istogu 4-0

Trepça '89 - Istogu 4-0 (4-0)

1-0 '14 A.Mustafa

2-0 '17 Kurtishaj

3-0 '28 Idrizi

4-0 '40 Kurtishaj

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Burim Jahmurataj, Driton Preniqi, Fatmir Sekiraqa -  Artan Tahiri

Karton të verdhë: Mazrekaj (Tr) - Mazrekaj, E.Gashi, Syla (Is)

 

Gjuajtjet: 11 - 8

Gjuajtjet në portë: 8 - 6

Kornerët: 5 - 5

Pozita jashtë loje: 3 - 3

 

Istogu: Hajrizaj, Morina (A.Musolli), Mazrekaj (Kastrati), Syla, Rama, D.Gashi, K.Gashi, Duraku, F.Gashi, Nuza (Bruqi), E.Gashi.

 

Trepça '89 e ka mposhtur bindshëm Istogun në javën e parë të kampionatit. Skudra nga Mitrovica e mposhti Istogun me rezultat 4-0. Istogu pësoi humbje nga gabimet amatatoreske të mbrojtësve, dhe që nga pësimi i golit të dytë skuadra e Istogut ishte e humbur në fushë.

Por meqënëse është java e parë, gjëra të tilla mund ti ndodhin ç'do klubi.

Këtë humbje Istogu duhet ta harrojë sa ma shpejt, dhe të mendojë vetëm për ndeshjen e ardhshme, që e zhvillon në Pejë përballë Prishtinës.

 

Istogu filloi për mrekulli ndeshjen, dhe vetëm pas tre minutave lojë ishte Dugagjin Gashi që shërbejë mjaft mirë sulmuesin Egzon Gashi i cili ishte në pozitë të mirë shënimi, por goditjen e tij të fort e ndali portieri fantastik  Beqiri.

Goli i parë erdhi në minutën e '14 kur Idrizi asistojë për A.Mustafa që nga afërsia arrinë të shënojë 1-0.

Vetëm tre minuta më vonë ishte Kurtishaj që shënoi nga afërsia për rezultatin 2-0.  Pas pësimit të goli të dytë futbollistët e Istogut ishin si të humbur në fushë, dhe ky gol i dytë thuajse i'a preu këmbët futbollistëve istogas.

Në minutën e '28 Kurtishaj depërton nga krahu pason për mrekulli për kapitenin Idrizi që shënon për rezultatin 3-0.

Istogu ishte rast të mirë për ta zvogëluar epërsinë në minutën e '34 kur Kushtrim Gashi doli përballë portierit por gjuajtjen e tij e ndali Beqiri.

Goli i katërt vjen në minutën e '40 kur Kurtishaj kalon edhe portierin Harizaj dhe me lehtësi shënon për rezultatin 4-0.

 

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e qetë, ishin mysafirët nga Istogu që tentonin ta zvogëlonin epërsinë por ishte portieri Beqiri që i'a mohonte golin istogasve.

Zhvillohej minuta e '62 kur Dugagjin Gashi godet nga gjuajtja e lirë por golin ja mohon portieri fantastik Beqiri që pret goditjen e tij.

Në minutën e '70 sulmuesi Kurtishaj nga afërsia godet shtyllën.

 

Krejt në fundin e ndeshjes ishte Duraku që tentoi ta zvogëlojë epërsinë por gjuajten e tij përsëri e ndali portieri Beqiri.