Java I: Trepça '89 - Istogu, ora 17:00

Please update your Flash Player to view content.

Java I: Trepça '89 - Istogu, ora 17:00

Istogun e pret një ndeshje mjaft e vështirë në fillimin e kampionatit të ri, do të udhëton për në Mitrovicë për tu përballur me Trepçën '89.

Ndeshja Trepça '89 - Istogu zhvillohet të dielën, në stadiumin ''Riza Lushta'' në Mitrovicë, me fillim në ora 17:00.

Trepça '89 gjithmonë lufton për kreun e tabelës, është skuadra që e luan futbollin më të pëlqyer nga shikuesit në Kosovë.

Në anën tjetër Istogu me përforcimet që ka bërë këtë afat kalimtar dukshëm është forcuar, dhe këtë kampionat Istogu pritet të jetë një skuadër shumë stabile dhe një arrë e fortë për të gjitha ekipet e Superligës.

 

Andaj duke ditur që Trepça '89 posedon një skuadër shumë kualitative, e në anën tjetër Istogu tashmë në gjirin e vet ka futbollistë shumë kualitativë dhe të dëshmuar në futbollin kosovar, të dielën pritet të zhvillohet një ndeshje shumë e fortë dhe shumë e pëlqyeshme për shikuesit.

 

Të dielën për të dyja skuadrat do të debutojnë trajnerët, në krye të Trepçës '89 debuton trajneri Arsim Thaqi, ndërsa në krye të Istogut do të debuton trajneri Genc Hoxha.

 

Përballjet direkte:

Trepça '89 - Istogu 2-3  (Superligë )

Istogu - Trepça '89  1-0  (Superligë )

Trepça '89 - Istogu  4-3  (Superligë )

Istogu - Trepça '89  0-2    (Liga I)

Trepça '89 - Istogu  3-0    (Liga I)

Istogu - Trepça '89  0-0   (Superligë )

Trepça '89 - Istogu  1-0    (Superligë )