Zyrtare: Istogu transferon super sulmuesin Egzon Gashi

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Istogu transferon super sulmuesin Egzon Gashi

Istogu sot ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar, pasi që në radhët e veta arriti që ta transferojë njërin ndër sulmuesit më të spikatur në futbollin kosovar, bëhet fjalë për qendërsulmuesin pejan Egzon Gashi që u transferua në Istog nga Teuta e Durrësit.

Sulmuesi pejan sot nëshkroi kontratë një vjeçare me Istogun.

Egzoni është 26 vjeçar, luan si qendër sulmues, është majtak tipik. Sh'quhet për teknikë të jashtëzakonshme, asistime të shumta, si dhe Egzoni shpesh herë di të shënojë eurogola.

 

Gashi së fudmi u transferua nga Ferronikeli në Teutën e Durrësit, por për shkak se klubi nga Shqipëria nuk iu përmbajt marrëveshjes, Gashi vendosi që të largohet nga Teuta.

Në stinorin e fundit Gashi u shpall kampion i Kosovës me skuadrën e tij, Ferronikelin e Drenasit.

 

Pëveç Teutës dhe Ferronikelit. Gashi në të kaluarën luajti edhe për Besën e Pejës dhe Drenicën.

Formën më të mirë Gashi e kaloi në stinorin 2013-2014 në fanelën e Besës, ku arriti që të shënoj 10 gola në Superligën e Kosovës.

 

''Mendoj që Istogu ka krijuar një ekip shumë stabil dhe shumë konkurues për kundështarët. kështu që tu i pa objektivat edhe synimet e klubit dhe cilësin e shtabit teknik dhe lojtarëve që i ka për momentin Istogu, vendosa që ti bashkohem Istogut.

E di që e kanë një tifozëri të organizume edhe shumë të zjarrtë. Besoj që kemi me pas mbështetjen e tyne në ç'do ndeshje edhe ju premtoj që në ç'do ndeshje da ta jep maksimumin për klubin e Istogut këtë vit '' këto ishin fjalët e para të sulmuesit Egzon Gashi për faqen zyrtare të Istogut.

 

I urojmë mirëseardhje Egzonit në klubin tonë.