Ndeshje miqësore: Behari - Istogu 1-6 (1-5)

Please update your Flash Player to view content.

Ndeshje miqësore: Behari - Istogu 1-6 (1-5)

Istogu ka mposhtur bindshëm Beharin me rezultat 6-1, në ndeshjen e zhvilluar sot në Vitomericë, që kishte karakter miqësorë.

Gjatë tërë ndeshjes Istogu dominoi plotësisht në fushë, krijuan shumë raste për shënim, dhe sikur sulmuesit të ishin më syhapur ndeshja do të përfundonte me epërsi edhe më të fellë.

 

0-1' Bruqi ndalet në mënyrë të palejuar mbrenda zonës dhe fiton penallti, nga penalltia i pagabueshëm ishte Duraku që shënoi për epërsinë fillestare.
0-2' Nuza depërton nga krahu pason për mrekulli për Bruqin që shënon nga afërsia.
0-3' Bruqi depërton nga krahu i djathtë pason topin për Nuzën që më gjakëftofësi shënon në portën e Beharit.
0-4' F.Gashi me një pasim maestral e dërgon Bruqin të vetëm përballë portierit, Bruqi edhe kësaj radhe i pagabueshëm dhe shënon për epërsin prej katër golave.
0-5' Bruqi merr një top nga mesi i fushës kalon një mbrojtës të Beharit dhe me gjuajtje të fortë dhe të saktë mposht përsëri portierin e Beharit për rezultatin 5-0, njëkohësisht Bruqi me këtë gol e kompletoi Hatrikun e tij të parë në fanelën e Istogut.
1-5' Shënon ish futbollisti i Istogut Xh.Bajramaj një gol të bukur për ta zvogëluar epërsinë në 1-5.
1-6' Realizon i riu Arbër Hoxha, ishte A.Musolli që pason për mrekulli për A.Hoxhën i cili kalon një mbrojtës dhe me goditje të fortë arrinë ta mposht portierin vendas për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje, Behari - Istogu 1-6.

Istogut ju anuluan edhe dy gola tjerë, në pjesën e parë goli iu anulua Nuzës, ndërsa në pjesën e dytë A.Hoxhës ja mohoi golin referi anësor Jahaj për shkak të pozitës jashtë loje.

Kjo ishte ndeshja e dytë përgaditore për Istogun, ndeshjen e radhës Istogu e zhvillon të mërkurën në Klinë, ku do të takohet me Dukagjinin.

Istogu në pjesën e parë luajti më këtë formacion:
Hajrizaj, Morina, Mazrekaj, Sylaj, Rama, D.Gashi, K.Gashi, Duraku, F.Gashi, Bruqi, Nuza

Në pjesën e dytë u inkuadruan në lojë:
Hoxhaj, Kastrati, Dervishaj, Maxharraj, Shabanaj, Kuqi, Prekaj, A.Hoxha, Musolli, Bajramaj.