Ndeshje miqësore: Rahoveci - Istogu 0-2 (0-1)

Please update your Flash Player to view content.

Ndeshje miqësore: Rahoveci - Istogu 0-2 (0-1)

Istogu sot zhvilloi ndeshjen e parë përgaditore, ku me plotë meritë shënoi fitore përballë anëtarit të Ligës së Parës, Rahovecit.

Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin e mirënjohur Genc Hoxha si timonier i Istogut.

Gjatë tërë ndeshjes Istogu dominoi plotësisht në fushë, krijuan shumë raste për shënim, sikur sulmuesit të ishin më syhapur rezultati do të ishte shumë më i fellë.
Futbollistët istogas krijuan një lojë shumë të pëlqyeshme duke e mbajtur topin në pronësi thuajse gjatë tërë ndeshjes.

Golat i realizuan Nuza dhe K.Gashi, fillimisht në minutën e '2 Nuza shënon gol të bukur me gjysmëgërshërë pas një krosimi milimetrik nga ana e Bruqit. Golin e dytë e realizoi K.Gashi në minutën e '65, me gjuajtë të fortë dhe të saktë arriti që ta mposht portierin e Rahovecit. Në minutën e '85 shënoi edhe F.Gashi por gjyqtari ja anuloi golin për shkak të luajtjes me dorë.

Në pjesën e parë Istogu u paraqit më këtë përbërje:
Hajrizaj, Morina, Mazrekaj, Sylaj, Rama, D.Gashi, K.Gashi, Duraku, F.Gashi, Bruqi, Nuza.

Në pjesën e dytë u inkuadruan në lojë:
Hoxhaj, Kastrati, Dervishaj, Shabanaj, Maxharraj, A.Musolli, Prekaj, A.Hoxha, Al.Musolli, Kuqi.