Zyrtare: Istogu përforcohet me mbrojtësin Ragip Mazrekaj

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Istogu përforcohet me mbrojtësin Ragip Mazrekaj

Në klubin e Istogut vazhdon të ketë ndryshime, sot krerët e Istogut arritën marrëveshje një vjeqare me mbrojtësin e krahut të majtë Ragip Mazrekaj.

Mazrekaj në stinorin e fundit ishte pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës.
Ragipi është majtak, luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, përveq që është i mirë në fazën defanzive sh'quhet edhe për krosime shumë të sakta.
Mbrojtësi deqanas karrierën e filloi në ekipin e qytetit të tij KF Deqani, ndërsa në edicionin e fundit ishte pjesë e Vëllaznimit.
23 vjeqari ishte lojtarë standard në formacionin e Vëllaznimit, gjatë tërë stinorit pranveror pati paraqitje të kënaqshme në Superligën e Kosovës.


''Jam shumë i kënaqur që kam arritur marrëveshje me Istogun. Arsyeja pse kam ardh në Istog është sepse Istogu është një klub shumë i organizuar. I falendëroj të gjithë në klub për mikëpritjen që ma bënë.
Me Istogun synojmë që të jemi sa më lart në renditjen tabelare, dhe për këtëgjë jam i bindur sepse Istogu siq dihet tash udhëhiqet nga trajneri më i mirë në Kosovë, Genc Hoxha.
Një falendërim shkon për trajnerin Hoxha dhe krerët e Istogut të cilët besuan në aftësit e mija. Për Istogun do ta jepi maksimumin tim, dhe së bashku me bashkëlojtarët e mi në fund do të arrijmë që të renditemi në pjesën e epërme të tabelës '' ishin fjalët e para të mbrojtësit Mazrekaj për faqen zyrtare të klubit.

 

Ky është përforcimi i shtatë për Istogun në këtë afat kalimtar, vetë edhe një sulmues pritet të vijë në Istog për tu kompletuar skuadra e Istogut.
Krahas përforcimeve nga Istogu ka pasur edhe shumë largime, u larguan plotë 10 futbollistë.