Istogu filloi përgaditjet për edicionin e ri

Please update your Flash Player to view content.

Istogu filloi përgaditjet për edicionin e ri

Sot në stadiumin e qytetit u bë grumbullimi i parë i stafit, lojtarëve dhe krerëve të klubit të Istogut.

Trajneri i ri Genc Hoxha u njoftua nga afër me futbollistët e Istogut. Para futbollistëve trajneri Hoxha shpalosi programin e fazës përgaditore, si dhe foli për synimet që i ka Istogu për edicionin 2015-2016.

 

Në grumbullimin e parë ishte prezentë edhe drejtori i klubit z.Fazli Bytyqi që para futbollistëve dhe stafit të klubit shpalosi synimet që i ka Istogu për stinorin e ri.

 

Sot në stërvitje ishin prezentë edhe 5 përforcimet e reja të Istogut:
Kushtrim Hoxhaj, Dugagjin Gashi, Ilir Syla, Landrit Rama dhe Drilon Nuza.