Shumica e futbollistëve të Istogut i vazhduan kontratat edhe për një vjet

Please update your Flash Player to view content.

Shumica e futbollistëve të Istogut i vazhduan kontratat edhe për një vjet

Drejtori i klubit z.Fazli Bytyqi na njofton se sot ka arritur marrëveshje me shumicën e futbollistëve, të cilët sot kanë nënshkruar kontrata një vjeqare me Istogun.

Futbollistët të cilët u liruan nga klubi janë:
Suad Saliagiq, Leonard Iberdemaj dhe Enis Miranaj.

Granit Arifaj u largua nga Istogu për tu transferurar tek Hajvalia.

Kurse me mbrojtësin Besnik Krasniqi krerët e Istogut nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, pasi që kërkesat e Krasniqit ishin shumë të mëdha. Pra Besnik Krasniqi më nuk është pjesë e Istogut, tashmë është një lojtar i lirë. E falënderojmë Besnikun për kontributin e dhënë për klubin tonë.

Ndërkaq sa i përket përforcimeve drejtori i klubit deklaroi se jemi shumë afër që ti transferojm tre futbollistë të Vëllaznimit.
Kurse me dy futbollistë të Besës tashmë kemi arritur marrëveshje gojore dhe pritet që mbrenda 2-3 ditëve të zyrtarizohen.