Zyrtare: Genc Hoxha trajner i Istogut

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Genc Hoxha trajner i Istogut

Trajneri i mirënjohur Genc Hoxha nga sot edhe zyrtarisht është trajner i ri i Istogut.
Marrëveshja ndërmjet krerëve të klubit dhe trajnerit Hoxha u arritë sot pas një takimi të gjatë që patën në Hotelin Trofta.

Trajneri Genc Hoxha sot nënshkroi kontratë një vjeqare më klubin tonë. Në krye me trajnerin e mirënjohur Hoxha, Istogu synon që në edicionin e ri të jetë skuadër stabile në Superligën e Kosovës.

 

Të ju kujtojmë që Genc Hoxha është ndër trajnerët më të sh'quar në futbollin kosovar, aktualisht është edhe ndihmës trajner në Përfaqësuesen e Kosovës.

Në edicionin e fundit ishte trajner i Vëllaznimit.

Suksesin më të madh si trajner, Genc Hoxha e pati me Besën e Pejës ku për dy vite radhazi u shpall kampion i Kosovës.

 

Sot klubi jonë bëri një hap të madh drejt ndërtimit të një ekipi shumë stabil në elitën e futbollit kosovar.

 

I deshirojmë mirëseardhje Gencit në klubin tonë dhe i deshirojmë shumë suksese .