Istogu - Hajvalia 0-0

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Hajvalia 0-0

Istogu - Hajvalia 0-0

 

Gjuajtjet: 14-10

Gjuajtjet në portë: 5-4

Kornerët: 1-2

Pozita jashtë loje: 4-6

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Kreshnik Vula, Benon Kepuska, Bekim Rama, Burim Jahmurataj

Karton të verdhë: Ademaj, K.Gashi (Ist) - Guraziu, Hashani (Haj)

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' në Istog

Shikues rreth 500

 

Istogu: Valmir Hajrizaj (c), Besnik Krasniqi, Besnik Morina, Drilon Shabanaj, Armend Ademaj (Adnan Maxharraj), Ardian Dervishaj, Kushtrim Gashi, Agron Bruqi, Suad Saliagiq (Erblind Mulaj), Granit Arifaj

Trajner: Nazmi Rama

 

Hajvalia:Ilir Avdyli, Erdin Hashani, Arbër Prekazi, Alban Dragusha, Liridon Leci, Gëzim Gashi (c) (Egber Vitia), Faut Karabegu (Jetlir Leci), Genc Hamiti, Azem  Ahmeti, Fillim Guraziu, Lulëzim Neziri (Mërgim Pevqeli)

Trajner: Emin Bajrami

Istogu dhe Hajvalia luajtën pa gola në ndeshjen e javës së fundit për këtë stinor. Ndeshja ishte shumë korrekte nga të dyja palët, edhe përkundër rasteve të shumta që i patën të dyja skuadrat në fund ndeshja përfundoi pa gola Istogu - Hajvalia 0-0.

Rastin e parë në ndeshje e pati Saliagiq në minutën e '9 kur nga vija e zonës godet fuqishëm por intervenon portieri Avdyli. Vetëm tre minuta më vonë F.Gashi tentoi të shënoi me një goditje nga rreth 20 metra por topi përfundoj në duart e portierit Avdyli.

 

Këto ishin dy rastet e vetme në pjesën e parë.

Rastin e parë në pjesën e dytë e pati Hajvalia, ishte Pevqeli që goditi nga afërsia por topi përfundoj mbi portën e Hajrizajt.

Në minutën e '58 Arifaj tentoi të shënoi për vendasit por goditje e tij e ndali me suksese Avdyli.

 

Guraziu në minutën e '66 ishte shumë pranë golit por goditjen e tij nga afërsia me sukses e ndali portieri Hajrizaj.

Vendasit përsëri tentuan të shënonin, ishte Krasniqi që jep një goditje të fort por topi shkon mbi portën e Avdylit, kur po zhvillohej minuta e '70 e ndeshjes.

Zhvillohej minuta e '75 kur sulmuesi i ri Vitia gjendei përballë portierit, godet në drejtim të portës por intervenon me sukses Hajrizaj dhe largon rrezikun nga porta e tij.

Vendasit rastin më të mirë në këtë ndeshje e patën në minutën e '80 kur K.Gashi del i vetëm përballë Avdylit, dhe në tentim për ta parabolluar portierin topi përfundon për disa centimetra mbi portë.

Kështu pasi kaluan edhe tre minutat shtesë gjyqtari kryesor Kreshnik Vula dha sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Hajvalia 0-0.