Java 33 (e fundit): Istogu - Hajvalia

Please update your Flash Player to view content.

Java 33 (e fundit): Istogu - Hajvalia

Të dielën zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Superligën e Kosovës, ndeshjet fillojnë në ora 16:00.

Istogu - Hajvalia zhvillohet të dielën në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar në ora 16:00.

Pritet të jetë një ndeshje interesante dhe e pëlqyeshme për shikuesit, pasi të dyja skuadrat do të luajnë pa presion në këtë ndeshje, duke marr parasysh që pikët nuk janë edhe aq të rëndësishme.

Istogu tashmë ka siguruar mbijetesën në Superligë, aktualisht renditet e 7-ta në tabelë me 42 pikë të tubuara, me fitore eventuale kundër Hajvalisë atëherë do ta përfundonte kampionatin në pozitën e 7-të.

Në anën tjetër Hajvalia renditet e 4-ta në tabelë me 53 pikë të tubuara, në rast që mposht të dielën Istogun atëherë Hajvalia ka gjasa të mira që kampionatin ta mbyll në pozitën e 3-të në tabelë.

 

Dy ndeshjet e këtij stinori ndërmjet Istogut dhe Hajvalisë përfunduan me fitore të istogasve, të cilët së pari i mposhtën si mysafirë me rezultat 2-3, ndërsa në përballjen e fundit të zhvilluar në Istog, triumfuan vendasit me rezultat 2-1.

 

Istogu është duke kaluar në formë shumë të lartë, pasi në katër ndeshjet e fundit ka shënuar po aq fitore, pra katër fitore radhazi i realizoi Istogu.

 

Istogu si vendas ka këtë bilanc:

7 fitore, 4 barazime, 4 humbje

ka shënuar 17 gola, ka pranuar 13 gola

 

Hajvalia si mysafirë ka këtë bilanc:

5 fitore, 5 barazime, 5 humbje

ka shënuar 18 gola, ka pranuar 15 gola

 

Ndeshjet direkte:

Istogu - Hajvalia 2-1

Hajvalia - Istogu 2-3

Istogu - Hajvalia 1-1

Hajvalia - Istogu 1-0