Trepça '89 - Istogu 2-3 (1-2)

Please update your Flash Player to view content.

Trepça '89 - Istogu 2-3 (1-2)

Trepça '89 - Istogu 2-3 (1-2)

1-0 '3 Kurtishaj

1-1 '10 Arifaj (ass. Dervishaj)

1-2 '12 Arifaj (ass. K.Gashi)

2-2 '74 Peci

2-3 '78 Saliagiq (ass. Krasniqi)

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Tefik Maloku, Arton Latifi, Visar Kelmendi, Genc Nuza

Karton të verdhë: Idrizi (Tr) - Kastrati (Ist)

 

Gjuajtjet: 10-8

Gjuajtjet në portë: 4-5

Kornerët: 6-2

Pozita jashtë loje: 4-5

 

Trepça '89: Enis Manxholli, Albert Kaqiku, Mirsad Idrizi (c), Ilir Izmaku (Samir Sahiti), Drilon Musaj, Edmond Turku, Berat Hyseni (Emin Baliqi), Ibrahim Peci, Argjend Mustafa, Diar Mustafa, Blerand Kurtishaj (Sadri Ademi)

Trajner: Afrim Tovërlani

 

Istogu: Valmir Hajrizaj (c), Besnik Krasniqi, Besnik Morina, Drilon Shabanaj, Kadri Kastrati (Suad Saliagiq), Ardian Dervishaj (Adnan Maxharraj), Armend Ademaj, Kushtrim Gashi, Agron Bruqi, Fatlum Gashi, Granit Arifaj (Jusuf Sabotiq)

Trajner: Nazmi Rama

Istogu ka shënuar një fitore të madhe sot përballë Trepçës '89, të cilën e mposhti me rezultat 3-2. Me këtë fitore Istogu tashmë ka siguruar mbijetesën në Superligë, duke i ikur edhe zonës së barazhit, aktualisht ka tubuar 42 pikë dhe renditet e 7-ta në tabelë, 6 pikë më shumë se Drita që gjendet në zonën e barazhit së bashku me Vëllaznimin që ka 34 pikë. Futbollistët e Istogut sot me një angazhim të pashoq arritën që më plotë meritë ti marrin të trija pikët në Mitrovicë.

Vendasit filluan furishëm takimin dhe vetëm tre minuta nga fillimi i ndeshjes kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Kurtishaj 1-0.

 

Nuk vonoi shumë dhe Istogu arrinë ta barazon rezultatin, zhvillohej minuta e '10 kur Dervishaj me kokë pason për Arifaj i cili përballë portierit Manxholli arrinë të shënon nga afërsia 1-1.

Nuk kaluan as dy minuta të plotë kur përsëri doli në skenë Arifaj, ishte K.Gashi që jep një top të mirë për Arifajn i cili depërton në zonën e Trepçës '89 dhe me goditje të fortë dhe të saktë kalon Istogun në epërsi 1-2.

Kurtishaj në minutën e '14 del i vetëm përballë Hajrizajt, por goditjen e Kurtishaj e ndal me suksese portieri istogas. Në minutën e '31 shtylla shpëton Istogun, ishte sulmuesi vendas Hyseni që godet nga 18 metra por topi shkon drejt e në shtyllën e Hajrizajt.

 

Përsëri vendasit goditin shtyllën, ishte D.Mustafa që në minutën e '37 godet nga afërsia por golin ja mohon shtylla. Me rezultat 2-1 në të mirë të Istogut, skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar pjesa e dytë përsëri vendasit rrezikojn, ishte Kurtishaj që depërton në zonën e Istogut, godet por intervenon me sukses Hajrizaj.

 

Goli i barazimit vjen në minutën e '75, mesfushori Peci depërton në zonën e Istogut dhe me një goditje të fortë zhagas mposht portierin Hajrizaj 2-2.

Pas barazimit futbollistët e Istogut mënjeherë u vërsulen drejt portës së Trepcës '89 duke e kërkuar golin e fitores. Zhvillohej minuta e '78 kur Krasniqi depërton nga krahu pason për mrekulli për Saliagiqin i cili me gjakëftofësi shënon dhe kalon Istogun në epërsi 2-3.

Saliagiq në minutën e '87 ishte shumë afër golit por goditjen e tij e pret portieri Manxholli.

Krejt në fundin e ndeshjes Sahiti ishte shumë afër që ta barazon rezultatin, por goditjen e tij e priti me sukses portieri fantastik Hajrizaj.

 

Pasi kaluan edhe tre minutat shtesë, gjyqtari Tefik Maloku dha shenjë për përfundimin e ndeshjes: Trepça '89 - Istogu 2-3.