Java 32: Trepça '89 - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java 32: Trepça '89 - Istogu

Të dielën zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja Trepça '89 - Istogu zhvillohet të dielën, në stadiumin ''Riza Lushta'' në Mitrovicë, duke filluar nga ora 16:00.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme vetëm për mysafirët nga Istogu, të cilët do të tentojnë me të gjitha forcat që të dalin të pamposhtur të dielën nga ''Riza Lushta'' .

Në anën tjetër Trepça '89 tashmë është dorëzuar për kreun e tabelës, aktualisht renditet e 5-ta ne tabelë me 48 pikë të tubuara.

Trepça '89 të gjitha shpresat tani i ka tek kupa e Kosovës, gjindet në gjysëmfinale të kupës, në ndeshjen e parë ka pësuar humbje në Pejës përballë Besës me rezultat 3-2, ndërsa ndeshjen e kthimit e zhvillon të mërkurën, pra mënjeherë pas ndeshjes me Istogun.

 

Istogu do të ishte i kënaqur edhe me një pikë të dielën përballë Trepçës '89, në rast që Istogu arrinë ta nxjerrë një pikë nga Mitrovica, ndërsa në anën tjetër Drita të pëson humbje në Vushtrri, atëherë Istogu e siguron mbijetesën në Superligë, duke i ikur edhe zonës së barazhit. Pra ka shumë mundësi që në këtë javë të vendoset se cilat skuadra do të shkojnë në barazh.

 

Dy ndeshjet ndërmjet Trepçës '89 dhe Istogut të zhvilluara në këtë kampionat, përfunduan me fitore të vendasve, ndeshja në Mitrovicë pati përfunduar me rezultat 4-3 për Trepçën '89, ndërsa në Istog ndeshja pati përfunduar me rezultat 1-0 në të mirë të Istogut.

 

 

Trepça '89 si vendas ka këtë bilanc:

9 fitore, 5 barazime, 2 humbje

ka shënuar 32 gola, ka pësuar 15 gola

 

Istogu si mysafirë ka këtë bilanc:

4 fitore, 2 barazime, 10 humbje

ka shënuar 21 gola, ka pësuar 30 gola

 

Përballjet direkte:

Istogu - Trepça '89  1-0

Trepça '89 - Istogu  4-3

 

Istogu - Trepça '89  0-2    (Liga I)

Trepça '89 - Istogu  3-0    (Liga I)

Istogu - Trepça '89  0-0   (Superligë )

Trepça '89 - Istogu  1-0    (Superligë )