Istogu - Kosova (V) 2-0 (2-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Kosova (V) 2-0 (2-0)

Istogu - Kosova (V) 2-0 (2-0)

1-0 '27 Krasniqi (ass. Saliagiq)

2-0 '41 Arifaj (ass. K.Gashi)

 

Gjyqtarët e ndeshjes:

Artan Tahiri, Arton Latifi, Imran Kabashi, Mentor Baliu

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 800

 

 

Gjuajtjet: 11-8

Gjuajtjet në portë: 6-4

Kornerët: 2-4

Pozita jashtë loje: 9-2

 

 

Istogu: Valmir Hajrizaj (c), Besnik Krasniqi, Besnik Morina, Drilon Shabanaj, Kadri Kastrati (Agron Haxhijaj), Ardian Dervishaj, Kushtrim Gashi, Fatlum Gashi (Rinor Kuqi), Agron Bruqi, Suad Saliagiq (Edon Mavraj), Granit Arifaj

Trajner: Nazmi Rama

 

Kosova (V): Asdren Rashica, Gazmend Ahmeti, Mehmet Gergjaliu (c), Kujtim Pantina, Etrit Halimi, Gentrit Mehmeti (Ylber Maloku), Rinor Musa, Veton Shabani (Burim Isufi), Florent Hasani, Bajram Zuqaku (Nazif Mulaku), Dijar Zabergja

Trajner: Bekim Shotani

Istogu ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në këtë javë, sot në kuadër të javës së 31-të e mposhti Kosovën e Vushtrrisë me rezultat 2-0. Ishte një fitore e madhe për Istogun, pasi që me këtë fitore tashmë futbollistët e Istogut janë shumë afër që ta sigurojnë mbijetesën në Superligë duke i ikur edhe zonës së barazhit, aktualisht renditen në pozitën e 7-të me 39 pikë.

 

Gjatë tërë ndeshjes në Istog kishte erëra të forta, që ja vështirësuan shumë punën futbollistëve në fushë.

Istogu filloi furishëm ndeshjen, vetëm dy minuta kaluan dhe vendasit ishin shumë afër golit, ishte Arifaj që del përballë portierit godet nga afërsia por intervenon me sukses portieri Rashica.

Mysafirët rastin e parë në ndeshje e patën në minutën e '15, ishte Shabani që me gjuajte të fortë nga 20 metra tentoi të shënoi por topi përfundon mbi portën e Hajrizajt. Ishte përsëri Arifaj që në minutën e '18 ishte shumë pranë golit, por gjuajtja e tij nga afërsia përfundoj jashtë portës së Rashicës.

 

Zhvillohej minuta e '27 pas një aksioni të organizuar mirë nga futbollistët vendas Saliagiq pason për mrekulli për Krasniqin i cili nga afërsia në mënyrë maestrale e mposht Rashicën dhe kalon Istogun në epërsi 1-0.

Kur kishin mbetur edhe katër minuta deri në përfundimine  pjesës së parë Istogu ngriti epërsinë në 2-0, ishte K.Gashi që depërton nga krahu pason për mrekulli për Arifajn që nga afërsia me goditje të fortë dhe të saktë mposht portierin Rashica për rezultatin 2-0

Në fund të pjesës së parë Zuqaku i mysafirëve dha një goditje të fortë nga largësia por topi përfundoi për disa centimetra mbi portën e Istogut. Vendasit shkuan në pushim me epërsi prej dy golave.

Në minutën e '49 K.Gashi doli i vetëm përballë Rashicës por goditja e tij përfundoj mbi portë. Dervishaj në minutën e '59 tentoi të shënoi nga largësia, por gjuajtja e tij e fortë përfundoi skajë shtyllës.

Mysafirët ishin shumë afër golit në minutën e '63 kur i riu Mulaku nga rreth 18 metra godet fortë por ishte portieri Hajrizaj që me sukses intervenon dhe largon rrezikun nga porta e tij.

Krasniqi i vendasve me një goditje të fortë nga rreth 20 metra për pak sa nuk shënoi, ishte shtylla që ndali topin dhe shpëtoi portierin Rashica nga pësimi i golit të tretë në këtë ndeshje.

 

Në fundin e ndeshjes mysafirët regjistruan edhe dy raste të mira shënimi, së pari në minutën e '80 Isufi goditi nga largësi por topi përfundoj skajë portës së Hajrizajt, më pas ishte Zabërgja që tentoi të shënoi nga gjuajtja e lirë, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e Istogut.

Kështu pasi kaluan edhe tre minutat shtesë gjyqtari Artan Tahiri dha sinjalizmin për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Kosova (V) 2-0.

Deri në përfundimin e kampionatit kanë mbetur që të zhvillohen edhe dy ndeshje, Istogu është duke shkuar sigurt drejt rrugës për ti ikur zonës së barazhit.