E mërkurë, Java 31: Istogu - Kosova (V)

Please update your Flash Player to view content.

E mërkurë, Java 31: Istogu - Kosova (V)

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 31-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja Istogu - Kosova nga Vushtrria zhvillohet të mërkurën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar nga ora 16:00.

 

Pas dy fitoreve radhazi në dy ndeshjet e fundit, Istogu synon që të vazhdojë edhe në këtë javë me fitore, dhe ta ruajë pozitën e 7-të, t'iu kujtojmë që pozitat 9 dhe 10 shkojnë në barazh.

Istogu po kalon në një formë shumë të mirë, kjo ndeshje është shumë shumë e rëndësishme për Istogun, pra duke ditur vlerën e madhe që kanë këto pikë për vendasit, në këtë ndeshje përveq fitores gjdo rezultat tjetër do të ishte një hap mbrapa për skuadrën e Istogut.

Në anën tjetër Kosova nga Vushtrria renditet e 5-ta me 47 pikë, gjasat për titull i ka humbur që moti, andaj kjo ndeshje nuk ka rëndësi për mysafirët.

Duke ditur që Kosova nga Vushtrria në gjirin e vet ka futbollistë shumë cilësorë, atëherë futbollistët e Istogut i pret një punë e vështirë për të arritur deri tek fitorja.

Futbollistët e Istogut të përkrahur nga tifozët Gjimmat sigurisht që të mërkurën do ta japin edhe atomin e fundit të tyre vetëm e vetëm që në fund ti marrin pikët e plota nga kjo ndeshje e vështirë.

 

Istogu si vendas ka këtë bilanc:

6 fitore, 4 barazime, 4 humbje

ka shënuar 15 gola, ka pranuar 13 gola

 

Kosova (V) si mysafirë ka këtë bilanc:

4 fitore, 6 barazime, 4 humbje

ka shënuar 11 gola, ka pësuar 14 gola

 

Ndeshjet direkte:

Istogu - Kosova (V)  1-2

Kosova (V) - Istogu  5-0

Istogu - Kosova (V)  0-0

Kosova (V) - Istogu  0-0

Istogu - Kosova (V)  1-0

Kosova (V) - Istogu  3-2

Kosova (V) - Istogu  3-1

Istogu - Kosova (V)  2-1