Trepça - Istogu 0-3 (0-2)

Please update your Flash Player to view content.

Trepça - Istogu 0-3 (0-2)

Trepça - Istogu 0-3 (0-2)

0-1 '10 F.Gashi

0-2 '40 Mavraj (ass. K.Gashi)

0-3 '53 Arifaj

 

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Gramos Shala, Besnik Morina , Visar Kelmendi, Tefik Maloku

Karton të verdhë: Avdyli (Tre) - Kuqi (Ist)

 

Gjuajtjet: 8-10

Gjuajtjet në portë: 3-6

Kornerët: 10-5

Pozita jashtë loje: 9-3

 

Istogu ka shënuar një fitore të madhe përballë Trepçës, skuadër të cilën e mposhti bindshëm me rezultat 3-0. Gjatë tërë ndeshjes mysafirët nga Istogu ishin në ç'do aspekt me të mirë se futbollistët e Trepçës, dhe në fund importuan pikët e plota nga kjo sfidë. Me këtë fitore Istogu është ngritur në pozitën e 7-të në tabelë me 36 pikë të tubuara.

Me të filluar ndeshja Istogu mënjeherë u vërsulë drejt portës së Trepçës, duke kërkuar që mënjeherë të shënojn golin e epërsisë, pasi futbollistët e Istogut ishin të vedijshëm që pikët nga kjo sfidë janë shumë shumë të rëndësishme. Rasti i parë në ndeshje vjen në minutën '8 kur Saliagiq depërton në zonën e rreptësisë godet por intervenon portieri Velija. Vetëm dy minuta më vonë Istogu kalon në epërsi, ishte Fatlum Gashi që më një goditje mjeshtërore nga rreth 25 metra mposhtë portierin Velija 0-1.

Në minutën '21 vendasit ishin shumë afër që ta barazojnë rezultatin por Kutllovci nga afërsia godet jashtë portës së Hajrizajt.

Babaj në minutën e '28 godet nga largësia por topi përfundon mbi portë. Sulmuesi i ri i Istogut Mavraj në minutën e '30 godet me kokë por topin e ndal shtylla.

 

Kur kishin mbetur 5 minuta deri në përfundimin e pjesës së parë, pasi një aksioni të bukur ishte K.Gashi që pason për Mavraj i cili me gjakëftohësi shënon për rezultatin 0-2.

Me epërsi prej dy golave të mysafirëve nga Istogu përfundon pjesa e parë.

Pjesën e dytë mysafirët e filluan për mrekulli dhe kur kaluan 8 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, ishte Arifaj që depërton në zonën e Trepçës dhe me goditje të fortë dhe të saktë shënon për ta ngritur epërsinë e Istogut në 3-0.

Zhvillohej minuta e '70 kur Sejdiu i vendasve depërton nga krahu godet fortë por gjuajtja e tij shkon pranë shtyllës pingule. Babaj përsëri tenton të shënon, por goditja e tij nga gjuajtja e lirë përfundon mbi portën e Istogut, kur kishin mbetur edhe 15 minuta deri në përfundimin e ndeshjes.

Kështu pas edhe tre minutave shtesë të akorduar nga gjyqtari i katërt, gjyqtari kryesor Gramos Shala jep shenjë për përfundimin e ndeshjes: Trepça - Istogu 0-3.