Java 30: Trepça - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java 30: Trepça - Istogu

Të dielën zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 30-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

Dy ndeshjet që transmetohen direkt në Super Sport Kosova: Besa - Drenica dhe  Trepça '89 - Ferronikeli fillojnë në ora 14:00, ndërsa të gjitha ndeshjet tjera fillojnë në ora 16:00.

Të dielën në stadiumin ''Adem Jashari'' në Mitrovicë, duke filluar nga ora 16:00, zhvillohet ndeshja: Trepça - Istogu.

Skuadra e Trepçës tashmë edhe matematikisht është larguar nga Superliga, pasi kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në përfundimin e kampionatit Trepça renditet e fundit në tabelë me vetëm 16 pikë të tubuara. Pra Trepça hyn në këtë ndeshje pa presion të rezultatit dhe do të luajë shumë shlirë përballë Istogut që duhet patjetër ta fitojë këtë ndeshje të vështirë. Trepça ani pse e larguar tashmë nga Superliga, në javën e fundit e befasoi Vëllaznimin duke ja marrur një pikë në Gjakovë, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Në anën tjetër Istogu në këtë ndeshje synon vetëm fitore, dhe arkëtimi i pikëve të plota nga kjo sfidë Istogun e qon drejt arritjes së synimit të tyre, që është ikja nga zona e barazhit, pra Istogu synon në këto katër ndeshjet e fundit që ta siguron mbijetesën pa barazh.

 

Në dy ndeshjet e para të këtij stinori ndërmjet Trepçës dhe Istogut, është Istogu që ka bilanc më të mirë, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mitrovicë fitoi Istogu me rezultat 1-2, ndërsa sfida në Istog përfundoi me barazim 2-2.

 

Trepça si vendas ka këtë bilanc:

3 fitore, 3 barazime, 8 humbje

ka shënuar 8 gola, ka pësuar 19 gola

 

Istogu si mysafirë ka këtë bilanc:

3 fitore, 2 barazime, 10 humbje

ka shënuar 18 gola, ka pësuar 30 gola

 

Përballjet direkte:

Istogu - Trepça 2-2

Trepça - Istogu 1-2

Istogu - Trepça 1-0

Trepça - Istogu 3-1