Istogu - Ferizaj 2-1 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Ferizaj 2-1 (1-0)

Istogu - Ferizaj 2-1 (1-0)

1-0 '10 F.Gashi (ass. Saliagiq)

2-0 '69 K.Gashi

2-1 '89 Bytyqi

 

Gjyqtarët e ndeshjes: N.Rraci. B.Morina. R.Hyseni. S.Isufi

Karton të verdhë: Kastrati (Ist) - Bushi (Fr)

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 1 000

 

 

Gjuajtjet: 15 - 5

Gjuajtjet në portë: 6-2

Kornerët: 6-1

Pozita jashtë loje: 3-1

 

Istogu: Valmir Hajrizaj (c), Besnik Morina, Kadri Kastrati, Adnan Maxharraj, Armend Ademaj, Ardian Dervishaj, Kushtrim Gashi (Enis Miranaj), Fatlum Gashi, Edon Mavraj (Nikollë Prekaj), Suad Saliagiq, Granit Arifaj (Leonard Iberdemaj)

Trajner: Nazmi Rama

 

 

Ferizaj: Leutrim Rexhepi (c), Ergon Hyseni, Virtyt Rexhepi, Avni Krasniqi, Fitim Shabani, Florim Berisha, Muhabi Bushi (Adhurim Januzi), Qerim Tershana, Florent Ahmeti (Albion Pira), Shpejtim Muhaxheri, Dardan Bytyqi

Trajner: Xhelal Koxha

Istogu me plotë meritë shënoi fitore përballë Ferizajit, duke e mposhtur me rezultat 2-1. Gjatë tërë ndeshjes futbollistët e Istogut dominuan në fushë, krijuan raste të shumta shënimi por që në fund u deshtë të kënaqen me fitore minimale me rezultat të ngushtë 2-1, ani pse ky rezutat ka mundur të jetë shumë më i thellë por sot sulmuesit e Istogut nuk ishin në ditën e tyre.

 

Kur kishin kaluar vetëm 10 minuta nga fillimi i ndeshjes Istogu kaloi në epërsi 1-0, ishte një aksion i bukur i vendasve kur Saliagiq asiston për mrekulli për Fatlum Gashin që me gjuajtje të saktë e mposhtë portierin Rexhepi.

Mysafirët për pak sa nuk e barazuan rezultatin në minutën e '18 kur Bytyqi në tentim që të krosoj topi shkoj drejt e në shtyllën pingule.

 

I riu Mavraj i vendasve në minutën e '23 depërton dhe gjuanë nga rreth 20 metra por topi shkon për disa centimetra mbi portë. Vendasit përsëri rrezikuan në minutën e '33 kur Kushtrim Gashi godet fortë por intervenon me sukses portieri Rexhepi. Luhej minuta e '37 Tershana i mysafirëve me goditje nga largësia tenton ta barazoj rezultatin por goditja e tij përfundon mbi portë.

Rastin e fundit në pjesën e parë e pati përsëri i riu Mavraj që gjindet mjaft mirë në zonën e rreptësis godet me të parën por ishte portieri Rexhepi që ja mohon golin duke e larguar topin mbi portën e tij.

Saliagiq në minutën e '61 shumë lehtë ka mundur ta rrisë epërsin e Istogut por gjuajtja e tij nga afërsia përfundoj mbi portë. Vetëm 4 minuta më vonë përsëri Saliagiq në rast të mirë shënimi, pas një bashkëveprimi ndërmjet Arifaj dhe Saliagiq ky i fundit nga afërsia godet por intervenon përsëri portieri Rexhepi. Në minutën e '67 Dervishaj me goditje të fortë provoi të shënoi por topi përfundoj mbi portën e Ferizajit.

 

Zhvillohej minuta e '69 kur Istogu shënon edhe golin e dytë, ishte një aksion i ndërtuar mjaft mirë nga futbollistët vendas së pari godet Mavraj intervenon Rexhepi dhe topi i kthehet Kushtrim Gashit që me goditje të fortë dhe të saktë mposhtë Rexhepin për rezultatin 2-0.

Mysafirët në minutën e parafundit ariijnë të shënojnë përmes Bytyqit për ta zvogëluar epërsinë në 2-1.

 

Kështu pas edhe tre minutave shtesë gjyqtari Nazmi Rraci jep sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Ferizaj 2-1.