E shtunë: Istogu - Ferizaj

Please update your Flash Player to view content.

E shtunë: Istogu - Ferizaj

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja Istogu - Ferizaj zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog , duke filluar nga ora 16:00.

Kjo ndeshja është shumë e rëndësishme për Istogun, që me të gjitha forcat po mundohet që ti ikë zonës së barazhit, kështu që të shtunën për Istogun alternativa e vetme është fitorja. Në anën tjetër Ferizaj tashmë është pajtuar që sivjet do të largohet nga Superliga, aktualisht renditet e 11-ta në tabelë me vetëm 18 pikë të tubuara.

 

Istogu momentalisht renditet e 9-ta në tabelë me 30 pikë të tubuara, para Istogut është Vëllaznimi që ka 32 pikë, ndërsa pas Istogut është Drita që ka tubuar 29 pikë.

Pas humbjes të pa merituar që e pësoi Istogu në Gjilan përballë Dritës, në këtë ndeshje Istogu synon që të rikthehet tek fitorja.

Në dy ndeshjet e para të këtij stinori ndërmjet Istogut dhe Ferizajit, të dyja palët shënuar fitore si vendas, në Istogu fitoi Istogu me rezultat 1-0, ndërsa në Ferizaj fitoi Ferizaji me rezultat 2-1.

 

Të shtunën Istogu ka nevojë për përkrahjen tonë, andaj ftoheni që të shtunën në ora 16:00 të vini masovikisht në stadium, dhe ti përkrahim djelmoshat tanë drejt fitores së radhës.

 

Istogu si vendas ka këtë bilanc:

5 fitore, 5 barazime, 4 humbje

Ka shënuar 13 gola, ka pësuar 12 gola

 

Ferizaj si mysafirë ka këtë bilanc:

0 fitore, 2 barazime, 12 humbje

Ka shënuar 4 gola, ka pësuar 30 gola

 

Ndeshjet direkte:

Ferizaj - Istogu 2-1

Istogu - Ferizaj 1-0

Istogu - Ferizaj 1-2

Ferizaj - Istogu 1-0

Istogu - Ferizaj 1-0

Ferizaj – Istogu 2-1

Istogu – Ferizaj 2-3

Ferizaj – Istogu 2-0

Istogu – Ferizaj 2-0

Ferizaj – Istogu 2-0