Drita - Istogu 2-1 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Drita - Istogu 2-1 (0-0)

Drita - Istogu 2-1 (0-0)

0-1 '61 F.Gashi (ass. Bruqi)

1-1 '70 Ramushi pen.

2-1 '73 Murati

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Mentor Baliu, Safet Berisha, Bekim Rama, Artan Tahiri

Karton të verdhë:Latifi, Osmani, Kastrati (Dr) - Kastrati, Bruqi, Morina, Shabanaj, F.Gashi (Ist)

Karton të kuq: Krasniqi (Ist)

 

Gjuajtjet: 13-7

Gjuajtjet në portë: 7-4

Kornerët: 6-4

Pozita jashtë loje: 3-2

 

Drita: Latifi, Osmani, Baxhuka (Ramushi), Limani (Kelmendi), Tusuni, Kastrati, Hajdari, Haliti, Limani, Murati (Sermaxhaj), Syla.

Trajner: Shefket Sermaxhaj.

 

Istogu: Hajrizaj, Krasniqi, Kastrati, Morina, Saliagiq, Bruqi, Arifaj, F. Gashi, Shabanaj, Ademaj (Sabotiq), Dervishaj.

Trajner: Nazmi Rama.

Drita mposhti Istogun me rezultat 2-1, në një ndeshje që më shumë i ngjasonte një beteje lufte se sa një ndeshje normale futbolli. Drita të ndihmuar haptazi nga gjyqtarët e ndeshjes (gjyqtari kryesor Mentor Baliu dhe anësori i parë Safet Berisha) arritën që më dhunë dhe më shumë e shumë presion ta fitojnë këtë ndeshje.

 

Rastin e parë në ndeshje e pati Tusuni i Dritës, kur në minutën e '6 del i vetëm përballë Hajrizajt, por gjuajtjen e tij e ndal me sukses portieri Hajrizaj. Në minutën e '20 Limani i Dritës godet nga 20 metra por përsëri ishte portieri Hajrizaj që intervenon me sukses. Kur po zhvillohej minuta '28 Arifaj depërton mbrenda zonës së rreptësisë kalon edhe portierin Latifi, dhe kur u përgadit per të goditur, nga mbrapa portieri Latifi e ndalon në mënyrë të palejuar por gjyqtari Baliu nuk akordon penallti për Istogun, ani pse penalltia ishte e paqë si loti.

 

Bruqi i Istogut në minutën '33 nga rreth 20 metra godet fortë por topi shkon për pak mbi portën e Latifit. Vendasit rrezikojnë përsëri, ishte mbrojtësi Syla që godet nga 18 metra por prapë ishte portieri Hajrizaj që më pritje bravoroze nuk lejon që topi të futet në rrjetë. Krejt në fundin e pjesës së parë Krasniqi shumë lehtë ka mundur ta kalojë Istogun në epërsi por gjujajtje e tij e ndalon për mrekulli portieri Latifi.

Zhvillohej minuta e '53 kur Kelmendi i vendasve godet fortë nga afër por përsëri ishte portieri mysafirë Hajrizaj që intervenoi me sukses dhe e largoi topin mbi portën e tij.

Istogu në minutën e '61 kalon në epërsi, ishte Bruqi që bukur pason për F.Gashin i cili nga rreth 25 metra me gjuajtje të fortë dhe të saktë shënon një euro gol dhe kalon mysafirët në epërsi 0-1.

 

Pas këtij goli në stadium ndryshuan gjërat për 180 shkallë, më nuk kishte futboll në fushë, por në fushë zhvillohej një luftë në mes futbollistëve, dhe këtë më së shumti e ndihmoi gjyqtari Baliu që lejonte lojë të ashpër të vendasve, si dhe duke e ditur që nuk kishte kamera në stadium, shumë persona civilë u futen në fushë dhe qëndruan afër gjyqtarit anësor Safet Berisha duke i bërë presion të jashtëzakonshëm.

Presioni i madh i vendasve ndaj gjyqtarëve dha mënjeherë frutet e saj, zhvillohej minutan e '70 kur gjyqtari Baliu akordon penallti për Dritën, ani pse penalltia nuk ekzistoj fare. Nga pika e bardhë godet saktë Ramushi dhe barazon rezultatin në 1-1.

Vetëm tre minuta më vonë Drita shënon përsëri, ishte sulmuesi Murati që i vetëm përballë Hajrizajt me gjuajtje të saktë e mposhtë dhe kalon vendasit në epërsi 2-1.

Zhvillohej minuta e '76 kur Istogu barazon rezultatin përmes Krasniqit por me të drejtë gjyqtari anësor e anulon golin për shkak të pozitës jashtë loje.

Gjyqtari Baliu edhe një herë del në skenë, kur luhej minuta '82 F.Gashi godet fortë dhe goditjen e tij e ndal një mbrojtës i Dritës me dorë por Baliu nuk akordon penallti për Istogun, ani pse penalltia ekzistoi.

 

Krejt në fundin e ndeshjes Krasniqi ndëshkohet direkt me karton të kuq nga Baliu, ishte gjyqtari anësor Safet Berisha që ra nën presionin e disa personave civilë që qëndronin pas tij dhe Safet Berisha e urdhëron Baliun që ta ndëshkon me të kuq Krasniqin.