E mërkurë: Drita - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

E mërkurë: Drita - Istogu

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të në Superligën e Kosovës. Të martën zhvillohet ndeshja e parë e kësaj jave, ku në Mitrovicë do të takohen Trepca dhe Ferronikeli.

Ndërkaq të mërkurën zhvillohen pesë ndeshjet e tjera, të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00.

Ndeshja Drita - Istogu, zhvillohet të mërkurën, në stadiumin ''Selami Osmani - Bezi'' në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

Të mërkurën në Gjilan pritet që të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi njëheritë kjo ndeshje është edhe derbi i skuadrave që po luftojnë për ti ikur zonës së barazhit, pasi takohen dy skuadra që aktualisht renditen në pozitat 10 dhe 8. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja palët, pasi të dy skuadrat kanë nevojë për pikë, në mënyrë që të largohen nga zona e barazhit.

Aktualisht Drita renditet e 10-ta në tabelë me 26 pikë, kurse Istogu renditet e 8-ta me 30 pikë. Në javën e fundit si Drita ashtu edhe Istogu luajtën baraz si mysafirë, Drita luajti baraz në Gjakovë përballë Vëllaznimit 1-1, ndërsa Istogu luajti baraz në Skënderaj përballë Drenicës 0-0.

Dy ndeshjet e zhvillluara në këtë stinor ndërmjet Istogut dhe Dritës përfunduan me rezultat të barabartë, në Istog luajtën 1-1, ndërsa në Gjilan pa gola 0-0.

 

Drita si vendas ka këtë bilanc:

5 fitore, 5 barazime, 3 humbje

Ka shënuar 16 gola, ka pranuar 10 gola

 

Istogu si mysafirë ka këtë bilanc:

3 fitore, 2 barazime, 9 humbje

Ka shënuar 17 gola, ka pranuar 28 gola

 

Ndeshjet direkte:

Drita - Istogu 0-0 (Superligë)

Istogu - Drita 1-1 (Superligë)

Drita - Istogu 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 4-2 (Liga I)

Drita - Istogu 1-1 (Liga I)

Drita - Istogu 3-1 (Superligë)

Istogu - Drita 2-0  (Superligë)