Drenica - Istogu 0-0

Please update your Flash Player to view content.

Drenica - Istogu 0-0

Drenica - Istogu 0-0

 

Istogu: Hajrizaj, Krasniqi, Ademaj, Shabanaj, Kastrati, Dervishaj, K.Gashi (Miranaj), Bruqi, F.Gashi, Sabotiq (Mavraj), Saliagiq (Maxharraj).

Trajner: Nazmi Rama

 

Istogu ka dalur i pa mposhtur nga stadiumi ''Bajram Aliu'' i Drenicës, duke importuar një pikë shumë të rëndësishme, ndeshja përfundoi pa gola 0-0.

Drenica dominoi në fushë në shumicën e kohës, ishte më kërkuese, tentoi disa herë që të shënoj por sot mbrojtja e Istogut në krye me portierin fantastik Hajrizaj ishte e pathyeshme dhe me plotë meritë arritën që në fund të nxjerrin një pikë shumë të madhe nga ky udhëtim i vështirë.

 

Drenicakët rastin e parë e patën në minutën e '10 kur nga afërsia godet Sejdiu por topi përfundon për disa centimetra mbi portën e Hajrizajt. Në fundin e pjesës së parë për pak sa nuk shënoi Drenica, ishte një aksion i mirë i vendasve topi shkon deri tek Sejdiu i cili nga afërsia nuk arrinë ta shtyejë topin në portën e mysafirëve, kështu pjesa e parë përfundon 0-0.

Kur po zhvillohej minuta e '61 e ndeshjes Istogu arrinë të shënoj gol, ishte Dervishaj që shënoi nga afërsia por gjyqtari anësor më të drejtë sinjalizon për pozitë jashtë loje dhe kështu gjyqtari kryesor Vula e anulon golin e Istogut.

Zëvëndesuesi Mehmeti në minutën '67 pati një mundësi të mirë për të shënuar, nga afërsia Mehmeti godet mbi portën e Hajrizajt.

Rastin e fundit në këtë ndeshje e pati Sejdiu, kur në minutën '88 nga gjuajtja e lirë godet për mrekulli por topi shkon direkt e në shtyllë.

Kur po zhvillohej minuta e dytë shtesë Shkelzen Lushtaku i Drenicës ndëshkohet me karton të kuq, ishte një ndërhyrje shumë e ashpër nga mbrapa në Bruqin dhe gjyqtari Vula me plotë të drejtë e ndëshkon Lushtakun me karton të kuq.

Pas edhe katër minutave shtesë gjyqtari kryesor Vula jep sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes: Drenica - Istogu 0-0.

 

Istogu sot fitoi një pikë shumë të madhe në luftën e saj për ti ikur zonës së barazhit. Tashmë Istogu ka tubuar 30 pikë, në javën e ardhshme Istogu udhëton në Gjilan ku do të takohet me Dritën, ndeshje kjo që zhvillohet në mesjavë (të mërkurën).