Java e 27: Drenica - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java e 27: Drenica - Istogu

Të premten me ndeshjen Ferronikeli - Ferizaj starton java e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Të shtunën në stadiumin ''Bajram Aliu'' në Skënderaj, nga ora 15:00, zhvillohet ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Istogut.

Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, momentalisht Drenica renditet e 7-ta në tabelë me 32 pikë, kurse Istogu renditet e 8-ta me 29 pikë, pra të dyja palët në këtë ndeshje synojnë fitore në mënyrë që të largohen sa më shumë nga zona e barazhit.

 

Në javën e fundit Drenica pësoi humbje nga Trepca '89 me rezultat 3-1, ndërsa Istogu në anën tjetër shënoi fitore të madhe përballë Vëllaznimit me rezultat 1-0.

 

Dy ndeshjet e mëparshme të këtij stinori ndërmjet Istogut dhe Drenicës, ishte Istogu që i fitoi të dy ndeshjet, në Skënderaj fitoi 2-3, kurse në Istog fitoi me rezultat 1-0.

Para tri javëve Drenica arriti ta mposht Istogun në Istog, në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës, me rezultat 0-2.

 

Drenica si vendas ka këtë bilanc:

8 Fitore, 3 barazime, 1 humbje

Ka shënuar 20 gola, ka pranuar 4 gola

 

Istogu si mysafirë ka këtë bilanc:

3 fitore, 1 barazim, 9 humbje

Ka shënuar 17 gola, ka pranuar 28 gola

 

 

Drenica ka vetëm një humbje në këtë stinor në stadiumin e saj dhe ka pranuar vetëm 4 gola në 12 ndeshjet e zhvilluara. Pikërisht humbjen e vetme Drenica si vendas e ka pësuar nga Istogu, dhe në atë ndeshje ka pranuar tre gola.

 

Ndeshjet direkte:

Istogu - Drenica 0-2 (kup.)

Istogu - Drenica 1-0

Drenica - Istogu 2-3

Drenica - Istogu 1-1 (kup. - pen. 1-3)

Istogu - Drenica 1-0

Drenica - Istogu 2-1