Istogu - Vëllaznimi 1-0 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Vëllaznimi 1-0 (0-0)

Istogu - Vëllaznimi 1-0 (0-0)

1-0 '88 Arifaj (ass. Saliagiq)

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' në Istog

Shikues mbi 1 500

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Tefik Maloku, Safet Berisha, Bekim Rama, Selim Jusufi

Karton të verdhë: K.Gashi, F.Gashi (Ist) - Myrta, Syla (Vëll)

 

Gjuajtjet: 12-4

Gjuajtjet në portë: 3-1

Kornerët: 2-1

Pozita jashtë loje: 2-1

 

Istogu:Valmir Hajrizaj (c), Besnik Krasniqi, Besnik Morina, Drilon Shabanaj, Armend Ademaj, Ardian Dervishaj (Jusuf Sabotiq), Kushtrim Gashi, Agron Bruqi, Fatlum Gashi, Suad Saliagiq (Kadri Kastrati), Granit Arifaj (Adnan Maxharraj)

Trajner: Nazmi Rama

 

Vëllaznimi:Altik Muhaxhiri, Yll Myrta, Ragip Mazrekaj (Debatik Qarkagjia), Ilir Syla, Landrit Rama, Albutrint Morina, Luigj Buqaj (c), Lorik Rudi, Rexhep Daci (Jeton Dushi), Drilon Nuza, Ermir Nikoliqi (Mevlan Zeka)

Trajner: Genc Hoxha

Granit Arifaj ishte heroi i istogasve pasi me golin e shënuar në fundin e ndeshjes ja dhuroi një fitore shumë të madhe Istogut përballë Vëllaznimit. Istogu me shumë meritë sot inkasoi tri pikë, pasi gjatë tërë ndeshjes futbollistët e Istogut ishin shumë më të mirë se futbollistët e Vëllaznimit, krijuan raste të shumta për shënim, por goli i shumëpritur erdhi tek në fundin e ndeshjes.

Istogu sot mposhti një kundërshtar direkt si Vëllaznimi, pasi me këtë fitore tashmë Istogu renditet e 8-ta në tabelë me 29 pikë, ndërsa Vëllaznimi zbret në pozitën e 9-të me 28 pikë.

 

Djelmoshat tanë me lojën e treguar në fushë e merituan këtë fitore, në anën tjetër Vëllaznimi u mbrojtë gjatë 90 minutave, futbollistët e Vëllaznimit e zhagiten lojën së tepërmi, por në fund i dënoi Arifaj duke i shënuar gol në minutat e fundit.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë ku të dyja palët lojën e koncetruan kryesisht në mesfushë, duke mos sulmuar shumë.

 

Rasti i parë në ndeshje vjen tek në minutën e '32 kur nga rreth 20 metra godet F.Gashi por topi kalon mbi portë. Vetëm 5 minuta më vonë ishte F.Gashi që godet nga gjuajtja e lirë por ishte shtylla pingule që e shpëton Vëllaznimin nga pësimi i golit. Zhvillohej minuta e '40 kur për mrekulli depërton Krasniqi godet por topi shkon skajë portës së Muhaxhirit.

Në fund të pjesës së parë Krasniqi kroson nga e djathta Arifaj ishte në pozitë të mirë për të shënuar por vendos që të godet me gërshërë dhe topi shkon mbi portë.

Në pjesën e dytë ishte Vëllaznimi që rrezikoi e para, pas një krosimi nga Qarkagjia në zonën e rreptësisë u gjend Daci që nga afërsia godet jashtë portës. Më pas ishte Istogu që mbizotëroi plotësishtë në fushë, sulmonte parreshtur drejt portës së Muhaxhirit duke kërkuar golin e epërsisë, ndërsa Vëllaznimi me të gjitha forcat u kthye në mbrojtje, futbollistët mysafirë e zhagiten pjesën e dytë për së tepërmi, vlen të ceket se doktori i Vëllaznimit në pjesën e dytë u fut në fushë mbi 5 herë.

 

Kushtrm Gashi në minutën e '55 provoi të shënonte, por gjuajtja e tij shkoj mbi portën e Muhaxhirit. Në minutën '77 Dushi i mysafirëve tenton të shënoj por gjuajtja e tij përfundon mbi portë.

Kur po luhej minuta e '80 ishte Arifaj që depërton nga krahu godet fortë por për mrekulli intervenon portieri Muhaxhiri dhe shpëton portën e tij.

F.Gashi kroson nga këndi Arifaj bukur shkëputet dhe godet me kokë por topi edhe kësaj radhe topi përfundon mbi portë, luhej minuta e '82.

 

Goli i shumëpritur nga vendasit vjen në minutën e '88 ishte Saliagiq që asiston për mrekulli për Arifajn që futet në zonën e rreptësisë dhe me goditje të fortë dhe të saktë mposht portierin Muhaxhiri, duke kaluar Istogun në epërsi 1-0, ky gol solli gëzim të madh tek tifozët istogas.

Pas edhe 5 minutave shtesë gjyqtari kryesor Tefik Maloku jep sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Vëllaznimi 1-0.

Sot të gjithë shikuesit e pranishëm në stadium ishin të kënaqur me lojën e Istogut, futbollistët tanë sot u angazhuan në maksimumin e tyre dhe mundi i tyre u shpërblye me një fitore më se të merituar.