E Dielë: Istogu - Vëllaznimi

Please update your Flash Player to view content.

E Dielë: Istogu - Vëllaznimi

Të dielën me fillim në ora 14:00, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, zhvillohet ndeshja e javës së 26-të, ku Istogu e pret Vëllaznimin e Gjakovës.

 

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja palët, pasi të dyja skuadrat po luftojnë për ti ikur barazhit. Istogu ka një mundësi të mirë që ta mposht kundërshtarin direkt në luftën e saj për ti ikur barazhit. Aktualisht Istogu renditet e 9-ta me 26 pikë, kurse Vëllaznimi renditet e 8-ta me 28 pikë, pra me një fitore eventuale Istogu do ta kalonte Vëllaznimin në renditje, dhe kështu Istogu do të renditej e 8-ta në tabelë, pozitë kjo që siguron mbijetesën në Superligë.

 

 

Të dielën pritet të jetë një ndeshje shumë shumë e fortë, pasi do të kemi një përballje direkte të skuadrave që po luftojnë për pozitën e 8-të, pra më shumë gjasa ose Istogu ose Vëllaznimi në fund do ti ikin barazhit.

Një përparësi e ka Istogu pasi ndeshja zhvillohet në stadiumin e vet, dhe duke marr parasysh që Istogu të dielën pritet të përkrahet nga rreth 2 000 shikues atëherë ky është një motiv shumë i madh për futbollistët e Istogut që të dielën do të kërkojnë vetëm fitore përballë Vëllaznimit.

 

Dy ndeshjet e stinorit vjeshtor kishin përfunduar me këto rezultate: Istogu - Vëllaznimi 2-2, Vëllaznimi - Istogu 2-1.

 

Istogu si vendas ka këtë bilanc:

4 fitore, 4 barazime, 4 humbje

Ka shënuar 12 gola, ka pësuar 12 gola

 

Vëllaznimi si mysafirë ka këtë bilanc:

1 fitore, 4 barazime, 7 humbje

Ka shënuar 5 gola, ka pësuar 18 gola

 

Ndeshjet direkte:

Vëllaznimi - Istogu 2-1

Istogu - Vëllaznimi 2-2

Vëllaznimi - Istogu 0-1

Istogu - Vëllaznimi 2-0

Vëllaznimi - Istogu 3-1

Istogu - Vëllaznimi 2-2

Istogu - Vëllaznimi 1-1

Vëllaznimi - Istogu 1-2