Ferronikeli - Istogu 2-1 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

Ferronikeli - Istogu 2-1 (1-0)

Ferronikeli - Istogu 2-1

1-0 '6 Livoreka

2-0 '46 Olluri

2-1 '64 Morina pen.

 

 

Gjyqtarët e ndeshjes:  M.Baliu. B.Selimaj. M.Qehaja. G.Nuza

Karton të verdhë: Olluri, Qorri, Gerbeshi (Fer) - Arifaj, Ademaj,Morina (Ist)

 

Stadiumi ''Përparim Thaqi'' në Prizren

Shikues rreth 300

 

Gjuajtjet: 13-8

Gjuajtjet në portë: 6-4

Kornerët: 3-2

Pozita jashtë loje: 4-2

 

 

Feronikeli: Kolshi, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Lladrovci, B. Shabani, Xh. Shabani, Qorri, Olluri (Bardhi), Elshani, Livoreka (Krasniqi).

Trajner: Gani Sejdiu.

 

Istogu: Hajrizaj, Morina, Kastrati, Ademaj, Shabanaj, Jahaj (Saliagic), Gashi, Dervishaj, Bruqi,  Arifaj (Mulaj), Shabotiq (Mavraj)

Trajner: Nazmi Rama.

Lideri i tabelës Ferronikeli ka shënuar fitore të merituar përballë Istogut, të cilën e mposhti me rezultat 2-1.

Në këtë ndeshje gjqytari Baliu akordoi dy penallti, një për Ferronikelin dhe një për Istogun.

Në këtë ndeshje të dyja skuadrat patën shumë mungesa, Ferronikeli i munguan Maliqi dhe Eminhaziri ndërsa Istogut i munguan F.Gashi, Krasniqi dhe Miftaraj.

 

Vendasit e filluan takimin për mrekulli duke rrezikuar portën e Istogut që në minutat e parë të ndeshjes, rastin e parë e pati Elshani i cili nga rreth 12 metra godet mbi portë. Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli për Ferronikelin, luhej minuta e '6 kur Livoreka del i vetëm përballë Hajrizajt dhe me gjuajtje të saktë shënon për epërsinë e vendasve 1-0. Vetëm tre minuta më vonë ishte Xh.Shabani që nga afërsia godet drejt e në shtyllë. Olluri i vendasve në minutën e '12 e huq një rast shumë të volitshëm kur nga 5 metra nuk arrin të gjuajë saktë në portën e zbrazët.

Mysafirët rrezikojnë në minutën '13 kur Sabotiq depërton nga krahu dhe gjuan fortë por ishte portieri Kolshi që intervenon me sukses. Ishte Livoreka që doli përsëri përballë Hajrizajt, por goditjen e tij e ndali me sukses Hajrizaj, kur kishin kaluar 15 minuta nga fillimi i ndeshjes. Rastin e fundit në pjesën e parë e pati Bruqi i mysafirëve që në minutën '43 godet fortë nga rreth 20 metra por topi shkon për pak mbi portë.

Ende nuk kishin kaluar as 30 sekonda nga fillimi i pjesës së dytë dhe Ferronikeli arrinë që të shënon edhe golin e dytë, ishte Elshani që bukur shërben Ollurin që del i vetëm përballë Hajrizajt dhe me gjuajtje të saktë e ngritë epërsinë e vendasve në 2-0.

 

Kur zhvillohej minuta e '52 e ndeshje gjyqtari Baliu akordon penallti shumë të dyshimtë për Ferronikelin, ishte një krosim nga e djathta dhe topin e largoi Morina, por për gjyqtarin kryesor Morina kishte luajtur me dorë dhe tregon në pikën e bardhë. Nga penalltia godet Xh.Shabani por portieri Hajrizaj arrinë ta mbrojë penalltinë dhe kështu mbetet rezultati 2-0.

Luhej minuta e '63 kur Mulaj ndalet në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë dhe gjyqtari Baliu akordon penallti për Istogun. Nga pika e bardhë gjuajti saktë mbrojtësi Morina dhe zvogëloi epërsinë e vendasve në 2-1.

Pas këtij goli Istogu filloi të sulmoi edhe më shumë për ta barazuar rezultatin, rast të mirë shënimi pati K.Gashi që gjuan nga 20 metra por intervenon në dy kohë portieri Kolshi. Rastin e fundit në këtë ndeshje e pati Saliagiq në minutat shtesë, kur pas një krosimi nga e djathta  Saliagiq godet me kokë por topi shkon skajë portës.