Java e 25-të: Ferronikeli - Istogu , direkt në SSK

Please update your Flash Player to view content.

Java e 25-të: Ferronikeli - Istogu , direkt në SSK

Java e 25-të në Raifeisen Superligën e Kosovës zhvillohet gjatë mesjavës, të mërkurën zhvillohen 5 ndeshje kurse të enjten zhvillohet vetëm një ndeshje, të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00.

Ndeshja: Ferronikeli - Istogu zhvillohet të mërkurën, në stadiumin ''Përparim Thaqi'' në Prizren, duke filluar nga ora 14:00, kjo ndeshje transmetohet direkt në Super Sport Kosova.

 

Lideri i Superligës, Ferronikeli në javën e fundit luajti pa gola përballë Vëllazmimit 0-0, ndeshje kjo që u zhvillua në Gjakovë.

Në anën tjetër Istogu pësoi humbje si vendas përballë Prishtinës me rezultat 0-1.

Pikët në këtë ndeshje janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, vendasit do të kërkojnë vetëm fitore përballë Istogut, për ta ruajtur epërsinë e pikëve që ka me përcjellësin e parë, aktualisht Ferronikeli ka 48 pikë ndërsa përcjellësi i parë Besa ka 44 pikë.

Në anën tjetër Istogu do të tentojë me të gjitha forcat që të mërkurën të dalë i pamposhtur nga stadiumi ''Përparim Thaqi'', për momentin Istogu renditet e 9-ta në tabelë me 26 pikë. Istogu do të ishte i kënaqur edhe me një pikë nga kjo ndeshje.

 

Në dy ndeshjet e para të zhvilluara në vjeshtë, Ferronikeli arriti që ta mposhtë dy herë Istogun, Istogu - Ferronikeli 0-1, Ferronikeli - Istogu 3-1.

 

Gjyqtarët e ndeshjes: M.Baliu. B.Selimaj. M.Qehaja. G.Nuza

 

Ferronikeli si vendas ka këtë bilanc:

7 fitore, 3 barazime, 2 humbje

Ka shënuar 22 gola, pa pranuar 13 gola

 

Istogu si mysafirë ka këtë bilanc:

3 fitore, 1 barazim, 8 humbje

Ka shënuar 16 gola, ka pranuar 26 gola

 

Ndeshjet direkte:

Ferronikeli - Istogu 3-1

Istogu - Ferronikeli 0-1

Istogu - Ferronikeli 0-0 (3-4)

Ferronikeli - Istogu 2-2

Istogu - Ferronikeli 3-1

Ferronikeli - Istogu 1-0

Istogu - Ferronikeli 4-0

Istogu - Ferronikeli 2-0

Ferronikeli - Istogu 1-0

Istogu - Ferronikeli 7-1

Ferronikeli - Istogu 2-4