Istogu - Prishtina 0-1

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Prishtina 0-1

Istogu - Prishtina 0-1 (0-1)

0-1 '45 D.Krasniqi

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kasumi, Safet Berisha, Fatmir Sekiraqa, Hajriz Hajdari

Karton të verdhë: Arifaj, B.Krasniqi (Ist) - Kuka, Zhdrella, Haxhaj (Pr)

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 1 500

 

Gjuajtjet: 4-8

Gjuajtjet në portë: 2-3

Kornerët: 0-3

Pozita jashtë loje:1-3

 

Istogu: Hajrizaj, Morina, Ademaj (Kastrati), Shabanaj, Krasniqi, Bruqi, K. Gashi, Sabotiq (Mulaj), F. Gashi, Arifaj, Jahaj.

Trajner: Nazmi Rama.

 

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Kuka, Haxhaj, Kukaj, D. Krasniqi,  Ramadani, Zhdrella, Shala, Kelmendi (F.Krasniqi), Osmani.

Trajner: Ramiz Krasniqi.

Me golin e vetëm të shënuar në fund të pjesë së parë nga ana e D.Krasniqit, Prishtina arriti ta mposht Istogun me rezultat 1-0.

 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ''Demush Mavraj'' , ku të pranishëm ishin rreth 1 500 shikues. Në përgjithësi ishte ndeshje korrekte nga të dyja palët.

Rastin e parë në ndeshje e krijoi Istogu, kur Sabotiq bukur harkon por për pak nuk e arrinë topin Arifaj. Mysafirët rastin e parë e krijuan në minutën '21 kur Osmani godet nga vija e zonës por intervenon me sukses portieri Hajrizaj. Zhvillohej minuta e '30 kur pas një harkimi nga Zhdrella topi shkoi deri tek Morina i cili e devijon topin dhe për pak nuk shënon autogol, ishte portieri Hajrizaj që më zgjuarësi e largon rrezikun.

Kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të përfundon pa gola, kështu nuk mendoi edhe kapiteni Krasniqi, pasi në minutën e parë shtesë shënon gol, ishte një krosim nga e majta topi shkon deri tek Shala i cili bukur e ndal topin për Krasniqin, dhe Krasniqi me goditje të saktë nga rreth 18 metra shënon golin e fitores, 0-1.

Pjesa e dytë fillloi me sulme të istogasve që kërkonin golin e barazimit, rasti i parë për vendasit në pjesën e dytë ishte në minutën '46 kur nga gjuajtja e lirë godet B.Krasniqi por topi shkon drejt e në duart e portierit Bekaj. Rast tjetër për ta barazuar rezultatin e pati B.Krasniqi në minutën e '75 kur pas një krosimi nga e majta topi shkon deri tek B.Krasniqi të cilit i rrëshqet topi nga këmbët.

Osmani në minutën e '90 ka mundur ta rrisë epërsin por goditja e tij shkoi drejt e në shtyllë. Kur zhvillohej minuta e fundit e kohës shtesë ishte Kushtrim Gashi që nga 18 metra godet fortë por intervenon me sukses Bekaj, kështu përfundon ndeshja në Istog, Istogu - Prishtina 0-1.