E shtunë: Istogu - Prishtina

Please update your Flash Player to view content.

E shtunë: Istogu - Prishtina

Java e 24-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës starton të premten me ndeshjen: Ferizaj - Hajvalia.

Të shtunën, me fillim nga ora 14:00, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, zhvillohet ndeshja ndërmjet Istogut dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja palët, në njërën anë skuadra vendase Istogu po lufton më tërë fuqinë e saj që në q'do ndeshje të nxjerrë rezultate pozitive, në mënyrë që të tuboi sa më shumë pikë për tu larguar nga zona e barazhit.

Në anën tjetër Prishtina për momentin renditet e 3-ta në tabelë, me 39 pikë, ka 8 pikë më pak se lideri i Superligës, Ferronikeli që tashmë ka tubuar 47 pikë, dhe përveq fitores për Prishtinën rezultat tjetër nga kjo ndeshje do të thoshte edhe një hap mbrapa në luftën e saj për titull të kampionit.

Këtë javë në stolin e Prishtinë pati ndryshime, trajneri Bylbyl Sokoli dha dorëheqje, dhe vendin e tij e zuri trajneri Ramiz Krasniqi.

 

Ndeshja e fundit ndërmjet Istogut dhe Prishtinës u zhvillua në vjeshtë në Istog, ajo ndeshje pati përfunduar me rezultat të barabartë 0-0. Në atë ndeshje ishte treguar vetëm një karton i verdhë nga gjyqtari Kasumi, pra ishte një ndeshje shumë fer dhe korrekte nga të dyja skuadrat.

 

Duke ditur rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje për të dyja palët,  kjo ndeshje pritet të jetë një ndeshje mjaft e fortë dhe shumë interesante për shikuesit. Raportet e shkëlqyera ndërmjet Istogut dhe Prishtinës, na bëjnë të mendojmë që të shtunën në Istog do të zhvillohet një ndeshje fer dhe korrekte.

 

Duke ditur që Istogu të shtunën do të ballafaqohet me skuadrën më të madhe dhe më të trofeshme në futbollin kosovar, mund të presim që të shtunën në stadium të jenë prezent mbi 2 000 shikues, interesimi për këtë ndeshje tashmë veq ka filluar në qytetin e Istogut.

 

Gjimmat do të përkujdesen për një atmosferë impozante, por mund të udhëtojn edhe Plisat për në Istog, ku ata si gjithmonë janë të mirëseardhur në Istog, në vendlindjen e legjendës së tyre Adrian Blakaj - Qeli.

 

 

Istogu si vendas ka këtë bilanc:

4 fitore, 4 barazime, 3 humbje

Ka shënuar 12 gola, ka pranuar 11 gola

 

Prishtina si mysafirë ka këtë bilanc:

5 fitore, 4 barazime, 2 humbje

Ka shënuar 15 gola, ka pranuar 10 gola

 

Përballjet direkte:

Istogu - Prishtina 0-0

Prishtina - Istogu 2-1 (Gacaferi a.g, Zhdrella (pen.) - Milicaj pen.)

Istogu - Prishtina 0-1 (Enis Fetahu '90) (Kupë)

Istogu - Prishtina 1-0 (Arton Bajra)

Prishtina - Istogu 0-0

 

5 ndeshjet e fundit të Istogut:

Besa - Istogu 1-0

Besa - Istogu 2-1

Istogu - Trepca '89 1-0

Istogu - Hajvalia 2-1

Drita - Istogu 0-0

 

5 ndeshjet e fundit të Prishtinës:

Prishtina - Vëllaznimi 0-0

Prishtina - Hajvalia 0-2

Drita - Prishtina 1-1

Prishtina - Drenica 3-0

Ferizaj - Prishtina 0-1