Digitalb Kupa:Istogu - Drenica 0-2 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Digitalb Kupa:Istogu - Drenica 0-2 (0-0)

Istogu - Drenica 0-2 (0-0)

0-1 '72 Geci pen.

0-2 '77 Gashi

 

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Fatmir Tahiri, Alban Ejupi, Mirsad Qehaja

Karton të verdhë: Shabanaj, Kastrati, F.Gashi (Ist)

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' në Istog

Shikues rreth 1 000

 

Gjuajtjet: 9-8

Gjuajtjet në portë: 4-4

Kornerët: 2-7

Pozita jashtë loje: 6-4

 

 

Istogu: Hajrizaj, Morina, Kastrati, Shabanaj, Krasniqi, Dervishaj (K.Gashi), Bruqi, Shabotiq (Saliagiq), F. Gashi, Arifaj, Jahaj (Mulaj).

Trajner: Nazmi Rama.

 

Drenica: Sadiku, Ibrahimi, Musa, Cakaj, Geci, Shaqiri, Thaqi, Lushtaku (Dushi), Mehmeti (Tahiri), Sejdiu, Gashi.

Trajner: Tahir Lushtaku.

Drenica ka arritur ta eleminojë Istogun nga Digitalb Kupa e Kosovës, duke e mposhtur në stadiumin ''Demush Mavraj'' me rezultat 2:0. Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, fillimisht shënoi Geci nga penalltia në minutën '72, dhe më pas e dyfishoi epërsinë Dren Gashi vetëm pesë minuta më vonë.

Istogu krijoi shumë raste për shënim, por sot nuk ishte dita e sulmuesve vendas të cilët humbën raste të shumta.

 

Rastin e parë në ndeshje e pati Muhmeti i Drenicës që godet nga afërsia me kokë por për pak mbi portë, kur kishin kaluar 11 minuta nga fillimi i ndeshjes.

Rasti i parë për vendasit vjen në minutën '35 ku Sabotiq depërton nga krahu bukur kroson por Arifaj për disa centimetra nuk e arriti topin. Krasniqi depërton nga krahu i djathtë nga një pozitë e vështirë godet fortë por intervenon me sukses portieri Sadiku, kur kishin mbetur edhe 4 minuta deri në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë fillon me sulmet e Istogasve që kërkonin golin e epërsisë, rastin e parë në pjesën e dytë e pati Sabotiq që goditi nga rreth 18 metra por përsëri intervenon me sukses Sadiku.

Kur po zhvillohej minuta '71 Dushi depërton në zonën e Istogut ku më pas Kastrati e ndalon në mënyrë të palejuar dhe gjqytari Tahiri akordon penallti për Drenicën. Nga pika e bardhë godet saktë kapiteni Geci dhe kalon Drenicën në epërsi 0-1.

Drenica shumë lehtë ka mundur ta ngritë epërsin në minutën '76 por Dushi edhe pse i vetëm nga afërsia godet drejt e në shtyllë.

Vetëm një minutë më vonë Drenica shënon golin e dytë, pas një gabimi të mbrojtjes së Istogut ishte sulmuesi Gashi që del i vetëm përballë Hajrizajt dhe me lehtësi shënon për rezultatin 0-2.

Krasniqi në minutën '83 ishte shumë afër golit, kur pas një krosimi nga e majta Krasniqi del në pozitë të mirë shënimi por goditja e tij shkon mbi portë. Rastin më të mirë për Istogun e pati Arifaj në minutën '86, kur nga e djathta depërton Krasniqi i cili pason topin deri tek Arifaj por fusha e bën të veten dhe Arifaj nuk arrinë të gjuajë nga afërsia. Rastin e fundit në këtë ndeshje e pati Mulaj i cili në minutat shtesë godet nga rreth 20 metra por topi shkon drejt e në shtyllën pingule.

 

Pas edhe tre minutave shtesë gjyqtari Tahiri jep sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Drenica 0-2.