E Mërkurë: Istogu - Drenica, ora 14:00

Please update your Flash Player to view content.

E Mërkurë: Istogu - Drenica, ora 14:00

Të mërkurën dhe të enjten zhvillohen katër ndeshjet e 1/4 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndeshja Istogu - Drenica zhvillohet të mërkurën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar nga ora 14:00.

Edhe 1/4 e finales së kupës zhvillohet me vetëm një ndeshje, pra të mërkurën në Istog do të përcaktohet gjysmëfinalisti i parë.

Të mërkurën tifozët istogas pritet që të shohin një lojë të mirë, pasi që takohen dy skuadra të forta si Istogu e Drenica që gjithmonë kanë treguar lojëra të mira.

 

Të dyja skuadrat futen në këtë ndeshje për të vetmin qëllim, kualifikimin në gjysmëfinale. Nëse Istogu arrinë që ta mposht Drenicën, atëherë do të ishte hera e parë që Istogu kalon në gjysmëfinale të kupës.

 

Përballja e fundit ndërmjet Istogut dhe Drenicës ishte përballja e 14 Marsit, ku Istogu e mposhti Drenicën me rezultat 1-0.

Istogu e kishte eleminuar Drenicën nga kupa edhe vitin e kaluar, kur në 1/8 e kupës së Kosovës, Istogu arriti që ta eleminojë Drenicën në stadiumin e saj, duke e mposhtur pas ekzekutimit të penalltive 3-1, ndeshja e rregullt kishte përfunduar me rezultat 1-1.

 

Istogu në ndeshjet direkte me Drenicën është shumë më e mirë, pasi që në 5 ndeshjet e fundit ndërmjet Istogut dhe Drenicës, Istogu ka shënuar 4 fitore, ndërsa Drenica ka vetëm një fitore.

 

Përballjet direkte:

Istogu - Drenica 1-0

Drenica - Istogu 2-3

Drenica - Istogu 1-1 (pen. 1-3)

Istogu - Drenica 1-0

Drenica - Istogu 2-1

 

Istogu si vendas ka këtë bilanc:

4 fitore, 4 barazime , 3 humbje

Ka shënuar 12 gola, ka pranuar 11 gola

 

Drenica si mysafirë ka këtë bilanc:

1 fitore, 2 barazime, 9 humbje

Ka shënuar 8 gola, ka pranuar 22 gola